“Evropa, në prag të një krize tjetër financiare” - Merz, i shqetësuar për borxhet e larta në vendet e BE-së
Friedrich Merz, kandidati favorit i Gjermanisë për t’u zgjedhur kancelar, u shpreh se është "shumë i shqetësuar" që Bashkimi Evropian po shkon drejt një krize tjetër financiare, sepse qeveritë kanë marrë shumë borxhe. "Ne nuk mund të jemi aq të pakujdesshëm me financat tona publike sa disa të tjerë," tha udhëheqësi konservator.
Ai nuk i përmendi emrat e vendeve, por gjashtë shtete në BE, si Franca, Italia, Greqia, Belgjika, Spanja dhe Portugalia, kanë një borxh më të madh se prodhimi i tyre vjetor ekonomik. “Kriza tjetër financiare është duke ardhur,” tha ai. “Do të jetë një krizë borxhi sovran. Nuk e dimë se kur apo nga do të vijë, por nuk do të mungojë.”
Pesë ditë para zgjedhjeve të përgjithshme në Gjermani, komentet e Merz vijnë mes një debati mbi reformimin e frenimit të borxhit, që kufizon huamarrjen strukturore neto të qeverisë federale në 0.35 për qind të prodhimit të brendshëm bruto. Diskutimi është bërë edhe më urgjent për shkak të kërkesave të SHBA-së që BE të paguajë më shumë për mbrojtjen e bllokut.
Kjo është një sfidë masive për Gjermaninë, politikanët e së cilës ende po kuptojnë se si vendi do të përmbushë premtimin e tij ndaj NATO-s për të investuar ekuivalentin e 2 për qind të PBB-së në mbrojtje pas vitit 2027. Berlini krijoi një fond të dedikuar prej 100 miliardë eurosh për të modernizuar ushtrinë gjermane pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës në 2022, duke e ndihmuar atë të përmbushë këtë objektiv, por pjesa më e madhe e parave tashmë janë vendosur. Vendit do t'i duhet të shpenzojë 30 miliardë euro shtesë në vit.
Dy opsionet më të mundshme të Merz për një partner të vogël koalicioni, Partia Social Demokratike (SPD) e kancelarit Olaf Scholz dhe të Gjelbërit, megjithatë kanë argumentuar prej kohësh se sfidat e Gjermanisë nuk mund të trajtohen pa ndryshuar kufirin kushtetues për huamarrjen. Prandaj, çështja pritet të luajë një rol të madh në negociatat e koalicionit.
Për sa i përket emigracionit, Merz zotohet të mbyllë kufijtë e Gjermanisë në ditën e parë të mandatit të tij, ndërsa të Gjelbërit i konsiderojnë plane të tilla të paligjshme, duke e bërë më të mundshëm një koalicion me Partinë Social Demokrate, udhëheqësit e së cilës kohët e fundit kanë marrë një qëndrim më të ashpër për trajtimin e emigracionit të paligjshëm.
Merz tha se do të ndalonte azilkërkuesit që janë klasifikuar si potencialisht të rrezikshëm nga autoritetet e vendit, do të rifillonte deportimet në vendet me të cilat Gjermania nuk po bashkëpunon deri më sot, sepse ata udhëhiqen nga ekstremistët si talebanët në Afganistan, si dhe do të takohej me qeveri të tjera për të lidhur marrëveshje emigrimi, sipas shembullit të kryeministres italiane Giorgia Meloni.
Sondazh
Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?
-
Janë të detajuara dhe të realizueshme
-
Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
-
Janë premtime të parealizueshme

Greqia, satelitë në hapësirë brenda vitit - Objektet do të monitorojnë fatkeqësitë natyrore, aktivitetin bujqësor
Greqia do të nisë mikrosatelitët e saj të parë në fund të vitit 2025, si pjesë e një strategjie kombëtare për të përmirësuar qeverisjen digjitale. Ministri i......

“Panelet diellore ulin faturat e energjisë me 24%”- Studimi bën thirrje për të mbështetur familjet e varfra në Britani
Familjet më të varfra në Britani mund të ulin faturat e energjisë me një të katërtën, nëse panelet diellore do të instaloheshin në çatitë e tyre, sipas......

BE planifikon bllokimin e importeve - Disa produkte ushqimore nuk do të lejohen, për të mbrojtur fermerët vendas
Bashkimi Evropian planifikon të bllokojë importet e disa produkteve ushqimore të prodhuara me standarde të ndryshme, për të mbrojtur fermerët......

Pse po vuan ekonomia gjermane?- Rusia, Kina dhe burokracia, ndër shkaktarët kryesorë
Gjermania nuk ka parë rritje të konsiderueshme ekonomike në pesë vitet e fundit. Është një situatë tronditëse për ekonominë më të madhe të Evropës, e cila......

Vota e diasporës, Kuvendi miraton ndryshimet në Kodin Zgjedhor-Votohet edhe fondi për financimin e partive gjatë fushatës
Me 108 vota pro, Kuvendi ka miratuar ndryshimet e reja në Kodin Zgjedhor, që lehtësojnë votën e diasporës. Ndryshimet e miratuara parashikojnë eliminimin e......

Kuvendi miraton ndryshimin e ligjit për "trajtimin e pronës" dhe përfundimin e procesit të kompensimit
Me 78 vota pro dhe 1 kundër, Kuvendi miratoi projektligjin “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, të......

Lehtësirat e prodhuesve në tregje ndërkombëtare-Konventa e PEM, Gonxhja: Synojmë reduktimin e kostove të sipërmarrjeve
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja, në fjalën e tij në Kuvend, theksoi se projektligji i cili është pjesë e akteve ligjore të......

Shërbimi tatimor, sqaron mbi 21 mijë tatimpagues për ndryshimet ligjore
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) dhe Drejtoritë Rajonale Tatimore (DRT) kanë ndërmarrë një fushatë të gjerë informimi dhe asistence për......