Evropa, importuesja më e madhe e armëve në botë - Zë 33% të tregut botëror gjatë periudhës 2021-2025

Evropa është bërë importuesja më e madhe e armëve në botë gjatë pesë viteve të fundit, ndërsa qeveritë reaguan ndaj kërcënimit të Rusisë dhe rënies së besimit në angazhimet e sigurisë të SHBA-së, treguan të dhënat nga Instituti Ndërkombëtar i Kërkimeve për Paqen në Stokholm.
Vendet evropiane i trefishuan importet e armëve në vitet 2021-25 krahasuar me vitet 2016-2020 për të furnizuar Ukrainën në mbrojtjen e saj kundër pushtimit rus dhe për të rindërtuar ushtritë e tyre pas dekadash mungesë investimesh.
Sipas raportit, rritja e ndjeshme e fluksit të armëve drejt shteteve evropiane i shtoi transferimet globale me pothuajse 10%. Evropa përbënte 33% të importeve globale të armëve, nga 12% në periudhën pesëvjeçare të mëparshme.
Pavarësisht rritjes së prodhimit vendas, shtetet evropiane vazhduan të shtojnë blerjet e armëve amerikane, veçanërisht avionëve luftarakë dhe sistemeve të mbrojtjes ajrore me rreze të gjatë veprimi.
Importet e armëve nga shtetet e Lindjes së Mesme ranë me 13%, megjithëse Arabia Saudite dhe Katari ishin ndër katër blerësit kryesorë individualë. Rënia reflektoi kryesisht porositë e mëdha saudite gjatë periudhës së mëparshme që ende duheshin integruar.
Edhe para sulmeve të fundit të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, shtetet në rajon kishin kryer porosi të reja të rëndësishme që ende nuk janë shfaqur në shifra. Konflikti aktual mund të rrisë më tej prokurimin, veçanërisht të sistemeve anti-raketore dhe të mbrojtjes ajrore.
Së pari ata do të zëvendësojnë atë që kanë përdorur, por gjithashtu do të shqyrtojnë mundësinë e blerjes së më shumë pajisjeve për të mbrojtur veten edhe më mirë sesa mund ta bëjnë tani, thonë analistët.
Për sa i përket furnizuesve, SHBA-të e rritën pjesën e tyre globale të tregut të eksportit të armëve në 42% nga 36%, duke forcuar dominimin e tyre. Franca ishte furnizuesi i dytë më i madh me 9.8% të eksporteve globale, ndërsa pjesa e Rusisë ra në 6.8% nga 21% pas pushtimit të Ukrainës në vitin 2022.
Pjesa e kombinuar e eksportit të Evropës ishte 28%, katër herë më e madhe se ajo e Rusisë dhe pesë herë më e madhe se ajo e Kinës.
Sasi më e vogël, çmim i njëjtë? - Grekët gjejnë zgjidhjen për t’u dhënë fund mashtrimeve të tregtarëve
Epoka kur e njëjta etiketë fshihte më pak përmbajtje në një paketim mashtrues identik po i vjen fundi. Ministria greke e Zhvillimit, nëpërmjet një dispozite......
Çmimet e naftës bien pas kalimit të 110 dollarëve - Vendet e G7 shqyrtojnë shfrytëzimin e rezervave emergjente
Çmimet e naftës ranë të hënën pas raportimeve se Grupi i Shtatë vendeve, përfshirë SHBA-në, planifikonin të diskutonin një lirim të koordinuar të naftës së......
Buxhetimi gjinor, Malaj: 84 miliardë lekë në 2026, për më shumë mundësi për gratë dhe vajzat
Ministri i Financave, Petrit Malaj, bashkë me mesazhin e tij për urimin e 8 Marsit, ka sjellë në vëmendje se në vitin 2026, qeveria ka ndarë 84 miliardë lekë......
Mbrojtja e vendeve të punës, Rama: Mbështetje për bizneset pas rritjes së pagës minimale
Në podcastin e tij javor kryeministri Rama foli për mbështetjen që do t’u jepet bizneseve për shkak të rritjes së pagës minimale. Kryeministri tha se qëllimi......
Konflikti në Lindjen e Mesme, Rama: Prioritet kryesor siguria e shqiptarëve që ndodhen atje
Siguria e qytetarëve shqiptarë që ndodhen në Lindjen e Mesme është prioriteti ynë kryesor, pas konfliktit që po ndodh atje, tha kryeministri Edi Rama në......
Shqipëria në piedestal, Rama: Pjesëmarrja në Panairin e Turizmit në Berlin, ngjarje e rëndësishme
Kryeministri Edi Rama e cilësoi pjesëmarrjen e Shqipërisë në Panairin e Turizmit në Berlin si një ngjarje të madhe për vendin tonë. Rama tha në podcasting e......
8 Marsi përtej luleve/ Gratë shqiptare në shifra: përparim, por jo barazi e plotë
Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, statistikat tregojnë se gratë në Shqipëri po fitojnë gjithnjë e më shumë hapësirë në arsim dhe vendimmarrje, por sfidat......
Korridori i VIII, punimet ecin normalisht/ Rama: Projekt strategjik, në rrjetin europian të rrugëve
Punimet në Korridorin e VIII po vijojnë normalisht në të gjithë gjatësinë e tij prej 35 kilometrash, përjashtuar aksin në zonën e quajtur “Arrat e Gurrës”,......


