“Evropa, humbësi i madh” - BQE: Bashkimi Evropian do të vuajë pasojat e luftës tregtare SHBA-Kinë
Normat e interesit të Bankës Qendrore Evropiane kanë mundësi të bien më tej ndërsa inflacioni zbutet, thanë burimet zyrtare të institucionit, duke paralajmëruar se lufta tregtare e administratës së SHBA-së me Kinën mund të ketë një ndikim të madh në eurozonë.
Banka Qendrore ka ulur kostot e huamarrjes pesë herë që nga qershori, ndërsa investitorët shohin dhe të paktën tre ulje të tjera të normës këtë vit, në një përpjekje për të nxitur ekonominë.
Por çmimet më të larta të energjisë dhe tensionet e tregtisë globale po e tërheqin institucionin në tjetër drejtim. Pasiguria kryesore lidhet me politikat tregtare të SHBA-së dhe kjo mund të godasë rëndë Evropën, madje edhe përpara çdo pengese të drejtpërdrejtë tregtare mbi bllokun.
“Ajo që më shqetëson më shumë është nëse Presidenti Trump angazhohet në një luftë të plotë tregtare me Kinën. Ky është një kërcënim më serioz sepse Kina ka 35% të kapacitetit prodhues të botës," shprehen anëtarët e bordit.
SHBA vendosi një tarifë 10% për të gjitha importet kineze këtë javë, duke nxitur masa hakmarrëse nga Pekini. Kufizimi i aksesit në SHBA do ta detyronte Kinën të gjente tregje të tjera dhe mund të shesë produkte me zbritje në Evropë, duke frenuar rritjen dhe çmimet.
Modelet e përpiluara nga Instituti Peterson i Uashingtonit për Ekonominë Ndërkombëtare, arriti në përfundimin se ndërkohë që SHBA do të goditej nga tarifat, vendi do të vuante më pak se çdo objektiv i saj.
Megjithatë, firmat mund të thithin disa nga kostot më të larta, duke sakrifikuar marzhin e fitimit, ndërsa dobësimi i pashmangshëm i euros kundrejt dollarit amerikan do të kufizonte gjithashtu dëmin. Mosmarrëveshjet tregtare mund të zvarrisin rritjen ekonomike, por jo aq sa për të nxitur një recesion, veçanërisht pasi sektorët e tjerë të ekonomisë po tregojnë elasticitet, thonë burime nga Banka Qendrore.
Sondazh

Trump nënshkruan urdhrin për sanksionimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale lidhur me hetimet ndaj Izraelit!
Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi të enjten një urdhër ekzekutiv që vendos sanksione ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare lidhur me hetimet ndaj......

Shkencëtarët zbulojnë në Shqipëri liqenin më të madh termal nëntokësor në botë!
I vendosur në Shqipërinë jugore, liqeni shtrihet 138.3 metra në gjatësi dhe 42 metra gjerësi, duke mbajtur rreth 8,335 metra kub ujë termal të pasur me......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan është blerë këtë mëngjes me 94.7 lekë dhe është shitur me 96 lekë duke regjistruar rritje nga dita e djeshme teksa e mbyll këtë javë......

Investitorët amerikanë, studim për energjinë e erës në Shqipëri-Mullaj: Parashikohet një investim fillestar rreth 700 mln dollarë
Kryeministri Edi Rama disa javë më parë njoftoi një investim të madh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e energjisë. I ftuar në emisionin Box to......

Mobilieritë shqiptare eksport në tregun europian-Balluku në Çermë: Sipërmarrje impresionuese
Zëvendëskryeministrja, njëherës ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, viziton një sipërmarrje mobilerie në zonën e Çermës. Kjo mobilieri......

Dubai dhe Moska, qendrat e reja të pasurive të paluajtshme - Kërkesa për shtëpi luksoze në këto qytete ka rritur ndjeshëm çmimet
Dubai dhe Moska janë shndërruar në qendra të reja për tregjet e banesave luksoze, me rritje të ndjeshme çmimesh kohët e fundit. Në Dubai, shtëpi të reja......

Çfarë përmban programi i ri i kreditimit të bizneseve? - Nga normat e ulëta të interesit, te mbulimi i tyre me garanci shtetërore
Pavarësisht se bujqësia punëson rreth 1/3 e forcës punëtore të vendit dhe gjeneron rreth 20% të prodhimit kombëtar, bizneset e këtij sektori nuk kanë akses......

BE “studion” masat kundër Trump - Çfarë po planifikon blloku si përgjigje ndaj tarifave të mundshme?
Bashkimi Evropian po studion mënyrat si mund t'u përgjigjet tarifave të mundshme të administratës Trump. Dëshira e 27 shteteve është të gjejë një formë......