Evropa, 22 miliardë euro për planin hapësinor - Programi synon të forcojë autonominë e kontinentit

Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA), ekuivalenti evropian i NASA-s, synon të sigurojë 22 miliardë euro nga shtetet anëtare për tre vitet e ardhshme. Kjo Agjenci do të prezantojë një propozim prej 1.35 miliardë eurosh për një program të ri që synon të forcojë dhe të sinkronizojë kapacitetet mbrojtëse në hapësirë.
Kjo është hera e parë që ESA, një organizatë civile e themeluar në vitin 1975 dhe që ka shmangur projektet ushtarake, hyn në këtë sektor. Buxheti i parashikuar është 36% më i madh se ai i mëparshmi, ndërsa vendet zgjerojnë prezencën e tyre ushtarake në hapësirë.
Evropa kërkon të rrisë shpenzimet për mbrojtje si përgjigje ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë dhe presionit nga Presidenti amerikan Donald Trump. Drejtuesit e institucionit hapësinor kanë propozuar një program të quajtur “Rezistenca Evropiane nga Hapësira” për përdorimin e përbashkët të aseteve kombëtare hapësinore nga shtetet anëtare.
“Burimi i financimit po ndryshon. Në të ardhmen, financimi për aktivitetet hapësinore do të vijë gjithnjë e më shumë nga ministritë e mbrojtjes, ndërsa më parë, të paktën në Evropë, vinte kryesisht nga ministritë civile,” u shprehën drejtuesit.
Programi do të përdorë projekte si Iris2, alternativa e BE ndaj Starlink, rrjetit satelitor të Elon Musk dhe SpaceX, si dhe Galileo, struktura evropiane e navigacionit satelitor, e ngjashme me Sistemin Amerikan të Pozicionimit Global (GPS). Përdoruesit e synuar janë komuniteti i mbrojtjes, forcat e policisë dhe agjencitë e mbrojtjes civile.
Propozimi do të shqyrtohet dhe më pas votohet nga drejtuesit e programeve hapësinore të Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Italisë dhe vendeve të tjera gjatë mbledhjes së Këshillit Ministror të Agjencisë Evropiane të Hapësirës.
720 mln euro u paguan si tatim nga pagat në 10 muaj - Nga 1 Janari rritet paga minimale dhe hyn në fuqi indeksimi
Vetëm për muajin Tetor, qytetarët shqiptarë kanë paguar 6.3 miliardë lekë apo 65 milionë euro si tatim mbi të ardhurat që kanë krijuar. Sipas të dhënave......
Financimi për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike - 4 burime për gjetjen e 9.1 mld USD, nga buxheti te PPP-të dhe obligacioni i gjelbër
Teksa Plani Kombëtar i Përshtatjes ndaj Ndryshimeve Klimatike 2026–2036 kërkon 9.8 mld USD ndërhyrje, ndërsa hendeku financiar arrin në 9.1 mld USD, në......
Shëndetësia “kalon” komisionin - Miratohet buxheti nen për nen. Rrëzohen amendamentet e opozitës për rritje fondi
Në Komisionin parlamentar për Shëndetësinë dhe Mirëqënien Sociale është diskutuar mbi projektbuxhetin 2026, përpara miratimit nen për nen. Opozita,......
Më pak polakë, por ata që vijnë kalojnë më shumë netë/ Polonia, një treg i qëndrueshëm për akomodimet turistike në Shqipëri
Edhe këtë vit shanset që të jeni hasur më një polak/e në rrugë në një nga ditët e vitit janë të larta edhe pse numri hyrjeve nga ky vend kanë rënë. Në total,......
Cilat janë 28 zonat e reja prioritare të zhvillimit? - Përcaktohen fshatrat ku i hapet rrugë investimeve në Shkodër, Mat dhe Shijak
Qeveria ka miratuar 28 zona të reja me përparësi zhvillimi në bashkitë Shkodër, Mat dhe Shijak. Çdo individ që ka në përdorim një tokë prej më shumë se 10......
Ulet numri i lejeve të ndërtimit, por rritet sipërfaqja/ Tirana vijon të mbajë peshën kryesore të zhvillimit me 93 leje
Instituti i Statistikave ka publikuar të dhënat më të fundit për tremujorin e tretë të vitit, ku vërehet një zhvillim i dyfishtë në sektorin e ndërtimit.......
Si do të tregtohen kripto-asetet në Shqipëri? - Platformat nën “lupë”, ligji i ri ndalon operimin pa autorizim nga AMF dhe BSH
Shqipëria po hedh një hap vendimtar drejt rregullimit të tregut të kripto-aseteve, përmes një projektligji të ri që përkufizon për herë të parë mënyrën se si......
Serbia, pranë blerjes së aksioneve të NIS? - Qeveria planifikon 1.4 miliardë euro për sigurinë energjetike
Serbia planifikon të ndajë rreth 1.4 miliardë euro për të blerë asete financiare të paspecifikuara, në mënyrë që të sigurojë stabilitetin energjetik,......


