Eurozona, drejt rimëkëmbjes? - Sektori privat regjistroi rritjen ekonomike më të madhe në dy vjet

Gjatë muajit tetor, aktiviteti i sektorit privat në Eurozonë u zgjerua me ritmin më të shpejtë që nga mesi i vitit 2023. Ky ndryshim pozitiv erdhi kryesisht nga rritja e fortë e sektorit të shërbimeve në Gjermani.
Indeksi i Përbashkët i Blerjeve për Eurozonën u rrit në 52.2 në tetor, nga 51.2 në shtator, sipas vlerësimeve paraprake, duke shënuar muajin e nëntë radhazi të zgjerimit dhe duke arritur nivelin më të lartë që nga maji 2023. Rezultati sfidoi pritshmëritë e tregut për një ngadalësim në 51, duke sinjalizuar se rimëkëmbja ekonomike e bllokut mund të jetë duke fituar sërish vrull.
Rritja ishte e gjerë, me përmirësime si në sektorin e shërbimeve ashtu edhe në atë të prodhimit, ndonëse shërbimet mbetën motori kryesor, duke arritur nivelin më të lartë të aktivitetit që nga gushti 2024.
Ndërsa punësimi u rikthye në “territor pozitiv”, i mbështetur nga stabilizimi i detyrimeve të prapambetura. Megjithëse presionet nga kostot e inputeve u zbutën, bizneset ngritën çmimet e prodhimit me ritmin më të shpejtë në shtatë muaj, duke sugjeruar një rritje të lehtë të inflacionit për konsumatorët. Ekonomistët e interpretuan këtë si mbështetje ndaj vendimit të Bankës Qendrore Evropiane për të mbajtur normat e interesit të pandryshuara.
Dy ekonomitë më të mëdha të bllokut, Gjermania dhe Franca, vazhduan të ndjekin trajektore të ndryshme. Rimëkëmbja e Gjermanisë fitoi vrull në tetor, me prodhimin e sektorit privat që u zgjerua me ritmin më të shpejtë në gati dy vjet e gjysmë. Indeksi i Përbashkët i Blerjeve u rrit në 53.8 nga 52.0 në shtator, i nxitur nga shërbimet dhe stabilizimi i sektorit prodhues.
Në kontrast të thellë, sektori privat i Francës u zhyt më tej në tkurrje. Ngadalësimi ekonomik u përkeqësua në tetor, pasi indeksi i përbashkët PMI i Francës ra në 46.8 nga 48.1 në shtator, duke arritur nivelin më të ulët që nga shkurti dhe duke shënuar muajin e 14-të radhazi të tkurrjes.
Mali i Zi dhe Italia ndërlidhin rrjetet e energjisë - Palët nënshkruajnë marrëveshjen me vlerë 500 milionë euro
Mali i Zi dhe Italia kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi në Romë për lidhjen e tregut të energjisë elektrike. Ky partneritet hap gjithashtu rrugën për......
Mirëmbajtja estetike e akseve rrugore, projekti më i ri i ARRSH/ Zëvendëskryeministrja dhe ministre e MIE Belinda Balluku, inspekton zbatimin në terren
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka inspektuar punimet për projektin e ri të ARRSH për Mirëmbajtjen......
Sigurimi i detyrueshëm i banesave nga tërmetet/ Si do të funksionojë skema dhe cilat janë përfitimet?
Qeveria shqiptare ka rikthyer projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet. Versioni i ri nuk sjell ndryshime të mëdha në thelb, por......
Stacioni i trenit kthehet në Tiranë/ Akordohen 364 mln lekë në buxhetin e këtij viti, kosto totale 1.8 mld lekë
Rikthimi i stacionit të trenit në Tiranë do të kushtojë 1.8 mld lekë, teksa ndryshimet e buxhetit 2025, përmes Aktit Normativ kanë akorduar një financim prej......
BE-Kinë, mineralet e rralla në fokus/ Palët do të diskutojnë kufizimet kineze të eksporteve javën e ardhshme
Brukseli dhe Pekini do të zhvillojnë bisedime javën e ardhshme mbi kufizimet e fundit të Kinës në eksportet e mineraleve të rralla dhe magnetëve, njoftoi......
Portugalia, “Destinacioni më i Mirë në Evropë”/ Madeira, Porto dhe Lisbona, ndër rajonet më të vlerësuara
Portugalia u shpall “Destinacioni më i Mirë në Evropë” në edicionin e këtij viti të World Travel Awards. Vendi e rimori titullin, që e kishte humbur ndaj......
Rama: Diella “shtatzënë” me 83 fëmijë/ “Secili do të jetë asistent për çdo anëtar të parlamentit tonë”
Nga Berlini ku merr pjesë në Global Dialogue (BGD), forumi ndërkombëtar i nivelit të lartë që zhvillohet çdo vit në kryeqytetin e Gjermanisë, Kryeminsitri......
Investim rreth 95 milionë lekë për automatizimin e HEC "Vau i Dejës" - Hapet gara/ Synim, rritja e efikasitetit të prodhimit të energjisë
Korporata Elektroenergjitike Shqiptare Tiranë ka shpallur hapjen e garës për implementimin e sistemit të rregullimit automatik për njësitë e reja gjeneruese......




