Eurostat: Në 2023, gratë në BE fituan 12% më pak se burrat-As kontinenti më i zhvilluar nuk u shpëton pabarazive ekonomike
Tregues të shumtë nxjerrin në pah vazhdimësinë e pabarazive ekonomike midis grave dhe burrave, duke i bërë këto diferenca të dukshme dhe të pamohueshme. Edhe pse Evropa ka nivelin më të lartë të barazisë gjinore ndër rajonet e analizuara në Raportin Global të Hendekut Gjinor të Forumit Ekonomik Botëror 2023, ajo nuk i shpëton sfidave të pabarazisë ekonomike.
Sipas Eurostat, në vitin 2023, gratë në Bashkimin Evropian fituan mesatarisht 12 për qind më pak se burrat. Kjo do të thotë se për çdo 100 euro të fituara nga burrat, gratë merrnin vetëm 88 euro. Në një krahasim me dekadën e mëparshme, hendeku gjinor i pagave në BE ka shënuar një rënie nga 16 për qind në vitin 2013 në 12 për qind në vitin 2023.
Hendeku i parregulluar i pagave gjinore përfaqëson diferencën midis të ardhurave mesatare bruto për orë të burrave dhe grave, e shprehur si përqindje e pagës mesatare bruto për orë të burrave. Ky tregues përfshin ndërmarrjet me të paktën 10 punonjës.
Disa vende të BE-së vazhdojnë të kenë pabarazi më të theksuara në paga. Në Letoni gratë fituan vetëm 81 euro për çdo 100 euro të fituara nga burrat, ndërsa në Austri dhe Çeki, ky raport ishte 82 euro. Kur analizohen pagat mujore, këto pabarazi bëhen edhe më të dukshme. Për shembull, në Austri, me një pagë mesatare prej 2000 euro, gratë fituan 360 euro më pak se burrat çdo muaj.
Nga ana tjetër, Luksemburgu doli si një përjashtim pozitiv, ku gratë fituan mesatarisht 101 euro për çdo 100 euro të fituara nga burrat. Ndërkohë, Belgjika, Italia dhe Rumania kishin një hendek pagash më të vogël se 5 euro, duke i renditur ndër vendet më të favorshme për grate.
Sondazh

Çmimet e energjisë elektrike në tregun e lirë-ERE ndryshon detyrimin për furnizuesit: Jo të gjitha oferat duhet të jenë publike
Enti Rregullator i Energjisë ka ndryshuar vendimit që detyronte të gjithë furnizuesit e energjisë elektrike të publikonin ofertat e tyre në Platformën e......

Vaksina e Covid, Pfizer dhe BionTech e vodhën patentën-Gjykata rajonale në Dusseldorf ka vendosur në favor të Modernas
Kompanitë bioteknologjike gjermane, BioNTech dhe partneri i saj amerikan, Pfizer kanë përdorur pa leje pronën intelektuale të Moderna-s gjatë zhvillimit të......

Gratë në parlament, si renditet Shqipëria? Arrin një përfaqësim prej 35.7%. Kapërcen mesataren europiane
Një raport i publikuar nga Eurostat ka treguar përqindjen e grave që mbanin poste parlamentare në disa shtete të Europës. Referuar këtyre të dhënave, në......

Festivali i Blerjeve ndez atmosferën në QTU!-Ulje deri në 70%, argëtim dhe super oferta do të jenë prezente deri më 9 mars
Festivali i Blerjeve ka nisur me plot energji në QTU, duke krijuar një atmosferë festive dhe një mundësi të shkëlqyer për të gjithë qytetarët që të......

“Shpenzimet ushtarake për Ukrainën do të shkatërronin BE-në” - Lideri hungarez Orban shpjegon vendimin për të kundërshtuar Brukselin
Kryeministri hungarez Viktor Orban theksoi se Bashkimi Evropian nuk mund ta përballojë financimin e luftës në Ukrainë, pa mbështetjen e Shteteve të......

Ulja e normës, BQE paralajmëron “pasiguri fenomenale” - Rreziku i luftërave tregtare, shpenzimet e mbrojtjes mund të nxisin inflacionin
Banka Qendrore Evropiane uli përsëri normat e interesit, por paralajmëroi për "pasiguri fenomenale", duke përfshirë rrezikun që luftërat tregtare dhe më......

Punimet në Sheshin Shqiponja-Lumi i Tiranës/ ARRSH: Aksi do të bllokohet gjatë natës. Detajet
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në kuadër të fazës përfundimtare të punimeve të ndërtimit të rrugës në objektin: “Plotësimi, Rakordimi dhe vazhdimi i......

Stagflacioni mund të “godasë” SHBA-në - Tarifat e Trump mund të përkeqësojnë situatën e vështirë ekonomike
Ekonomia e Shteteve të Bashkuara po tregon shenja të stagflacionit, me inflacionin në rritje dhe ngadalësimin e tregut të punës. Kjo mund të krijojë probleme......