Europa po thahet nga i nxehti, jo nga mungesa e reshjeve - Shkencëtarët: Po goditet bujqësia, transportin ujor dhe prodhimi i energjisë

Shkencëtarët deklarojnë se thatësirat në Europë po shkaktohen gjithnjë e më shumë nga i nxehti përvëlues dhe jo nga mungesa e shiut, me lagështinë e tokës që po zhduket shumë më shpejt. Temperaturat shumë të larta po shkaktojnë probleme edhe në bujqësi. Franca pritet të realizojë të korrat më të dobëta të misrit më thuajse 50 vjet, ndërsa Rumania ka humbur më shumë se 1 milion hektarë të mbjella. Lumenjtë në të gjithë kontinentin po rrjedhin aq ngadalë, saqë rrugët e transportit ujor janë ndërprerë dhe prodhimi i energjisë hidrike është nën presion.
Një studim i kryer nga World Weather Attribution, një bashkëpunim ndërkombëtar i shkencëtarëve të klimës, ka zbuluar se nxehtësia rekord e verës po e rëndon thatësirën në të gjithë Europën, duke avulluar ujin nga toka më shpejt sesa mund të zëvëndësohet sërish nga reshjet.
Shkencëtarët nga 12 vende europiane kanë analizuar trendet e reshjeve, thatësirën bujqësore apo lagështinë e tokës dhe “avullimin potencial”, që është një masë e “etjes” së atmosferës ose aftësisë së saj për të avulluar lagështinë, për të kuptuar se sa rol po luajnë ndryshimet klimatike në thatësirën e këtij viti.
Ata arritën në përfundimin se, ndërsa tendencat afatgjata të reshjeve në të gjithë kontinentin po ndryshojnë, është nxehtësia ekstreme që po i shndërron periudhat e zakonshme të thatësirës në thatësira më të rënda. Studimi zbuloi se thatësirat e tokës bujqësore në Europën Perëndimore tani janë pesë herë më të mundshme për të ndodhur, për shkak të ndryshimeve klimatike. Në Europën Lindore, ku kushtet e thata kanë zgjatur tashmë për gjashtë muaj, thatësirat e tokës janë 11 herë më të mundshme që të ndodhin.
Në Europën Perëndimore, ndryshimi i klimës nuk u gjet si shkaku kryesor i mungesës së shiut, por po i bën kushtet e valës së të nxehtit, dikur të rralla, shumë më të zakonshme, duke treguar në mënyrë dramatike sa e etur është bërë atmosfera. Në pjesën perëndimore të Europës, valët e të nxehtit të afta të shkaktojnë këto kushte intensive avullimi kanë rreth 80 herë më shumë gjasa të ndodhin, sesa në një botë pa ndryshime klimatike. Në Europën Lindore, ato kanë rreth 40 herë më shumë gjasa.
Pasojat tashmë po ndihen përtej fushave të fermerëve. Rendimenti i ulët në të korra, lumenjtë e cekët dhe prodhimi më i ulët i energjisë po kërcënojnë të rrisin çmimin e artikujve thelbësorë shtëpiakë, një barrë që bie së pari mbi familjet me të ardhura të ulëta. Me temperaturat që parashikohet të rriten nëse emetimet që shkaktojnë ngrohjen e planetit nuk zvogëlohen urgjentisht, kushtet e thatësirës në Europë mund të përkeqësohen me shpejtësi.
Kostoja e hendekut të pagave në BE - Gratë fitojnë 3,900 euro në vit më pak se burrat
Hendeku gjinor në paga në BE është real dhe, sipas shifrave, është i kushtueshëm. Të ardhurat bruto në orë të grave janë mesatarisht 11.1% më pak se ato të......
Shtrëngohen rregullat për platformat digjitale - Nga reklamat mashtruese, te bllokimi i llogarive. Projektligji vendos detyrime të reja
Shqipëria do të vendosë rregulla të reja për platformat online, duke rritur mbrojtjen e përdoruesve dhe detyrimet për kompanitë që ofrojnë shërbime......
Vendimet e Qeverisë/ Miratohet Strategjia Kombëtare për Sigurinë Rrugore 2026–2030
Këshilli i Ministrave miratoi një sërë vendimesh në mbledhjen e radhës, mes të cilave Strategjinë Kombëtare për Sigurinë Rrugore 2026–2030 dhe planin e......
Program kombëtar për peshkimin dhe akuakulturën/ Rregulla për grumbullimin, menaxhimin dhe përdorimin e të dhënave
Këshilli i Ministrave miratoi programin kombëtar shumëvjeçar për grumbullimin, menaxhimin dhe përdorimin e të dhënave në sektorin e peshkimit dhe të......
Skema Kombëtare, mbi 21 mijë aplikime të kualifikuara/ 1,265 kërkesa nga fermerët për kompensimin 10% përmes autofaturës
Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, ka publikuar listat e aplikimeve të kualifikuara për masat mbështetëse në blegtori dhe bletari, në kuadër të Skemës......
Salla në Hamallaj: Rehabilitimi i hidrovorit rrit sigurinë nga përmbytjet dhe mbron bujqësinë e turizmi
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me Kryetaren e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, inspektuan punimet në Hidrovorin e......
Ulet koha e pritjes në pikat e kalimit kufitar/ Qeveria miraton marrevëshjen me Maqedoninë e Veriut
Mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të ketë pika të përbashkëta të kalimit kufitar, me qëllim lehtësimin e lëvizjes së udhëtarëve dhe automjeve që......
“ATP, dy ditë në javë takime me qytetarët për pronat”/ Gogu: Kapitujt me BE synohet të mbyllen brenda shtatorit 2027
Qytetarët që kanë çështje të pazgjidhura pronësie do të mund të komunikojnë drejtpërdrejt me drejtuesit e Agjencisë së Trajtimit të Pronave. Çdo të mërkurë,......

