Europa po rivlerëson marrëdhënien me SHBA - Kancelari Merz thirrje BE-së: Jo hapa të nxituar

Udhëheqësit e BE-së do të rishqyrtojnë lidhjet e tyre me SHBA në një samit emergjent, pasi kërcënimi i Trump për tarifa dhe veprime ushtarake për të blerë Groenlandën tronditi besimin në marrëdhënien transatlantike.
Trump u tërhoq papritur nga kërcënimi i tij për tarifa ndaj tetë vendeve europiane si dhe përjashtoi përdorimin e forcës për të marrë Groenlandën, duke shprehur se negociatat shihen në horizont.
Kancelari gjerman Friedrich Merz i bëri thirrje BE-së të mos nërmarrë hapa të nxituar, duke marrë në konsideratë fjalët e presidentit Amerikan. Sidoqoftë Europa mbetet vëzhguese, duke konsideruar hartimin e një plani afatgjatë mbi menaxhimin e marrëdhënieve me SHBA.
BE-së i mungojnë aftësitë e nevojshme të inteligjencës, transportit, sigurisë dhe prodhimit për të mbrojtur veten nga një sulm i mundshëm rus, situatë që implikon influencën Amerikane.
"Trump thotë se nuk do të ketë tarifa sot, por a do të thotë kjo se nuk do të ketë tarifa edhe nesër, apo do ta ndryshojë mendjen përsëri? Duhet të diskutojmë se çfarë do të bëjmë atëherë", tha një diplomat i BE.
BE kishte planifikuar një paketë tarifash hakmarrëse prej 93 miliardë eurosh mbi importet amerikane nëse Trump do të vazhdonte kërcënimet, duke e ditur se një hap i tillë do të dëmtonte ekonominë e Europës.
Disa diplomatë vunë në dukje se ende kishte pak detaje të planit të ri për Groenlandën, të dakordësuar midis Trump dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte në Davos. Rutte shprehu se sipas marrëveshjes kornizë që ai arriti me Trump, aleatët perëndimorë do të duhet të rrisin praninë e tyre në Arktik.
Amerika një hap larg shkëputjes nga OBSH - Gostin: “Shkelje e qartë ligjore, Trump ka gjasa t’ia dalë”
SHBA do të tërhiqet zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, përballë akuzave se ajo goditi si shëndetësinë amerikane ashtu edhe atë globale. Ky......
TikTok nënshkruan marrëveshje me SHBA - Sipërmarrja e re të përbashkët shmang ndalimin amerikan
Pronari kinez i TikTok, ByteDance, njoftoi se ka finalizuar një marrëveshje për të krijuar një sipërmarrje të përbashkët me shumicë në pronësi amerikane. Ky......
Drejtori i Hetimit Tatimor, Martini reagon pas publikimeve mbi rastin e hakerimit të SPAK: Pretendime të pavërteta. Mbështes punën dhe integritetin e Prokurorisë
Drejtori i Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, Anton Martini ka reaguar ndaj një lajmi të publikuar në një media online mbi rastin e......
Davos, Zelenski i pakënaqur me Europën, pritet takimi trepalësh SHBA – Rusi – Ukrainë
Në fjalimin e tij në Davos, Presidenti i Ukrainës, Zelenski akuzoi liderët europianë se në vend që të veprojnë vetë presin direktiva nga Trump. Sipas tij,......
Kuvendi e ratifikon: Shqipëria, anëtare e Bordit të Paqes - Rama: Një tjetër mundësi për të dhënë kontribut për paqen
Me votën pro të të gjithë deputetëve të pranishëm në seancë Kuvendi i Shqipërisë ka ratifikuar marrëveshjen e pranimit të Shqipërisë, përfaqësuar nga......
Energjia, pak oferta nga furnizuesit privatë - ERE ka vendosur detyrimin, por vetëm 7 kompani janë bërë pjesë e platformës
Të gjithë furnizuesit e energjisë elektrike kanë detyrimin të publikojnë ofertat e tyre në Platformën e Krahasimit të Çmimeve, të ngritur nga Enti......
Harta e pasurive të konfiskuara të krimit - Lezha, rekord në 2025, zbret nga “froni” Tiranën. Cilat janë llojet e pronave që mori shteti?
Rreth 233 është numri i pasurive të konfiskuara të atyre shtetasve që kanë kryer vepra penale të trafikimit, korrupsionit apo krimit të organizuar, pasuri......
Agjentët AI: Si Inteligjenca Artificiale po krijon 'Punonjësin Digjital' për bizneset – InfoSoft Business Solutions
Në ekosistemin aktual të biznesit, Inteligjenca Artificiale ka tejkaluar fazën e të qenit thjesht një mjet për gjenerim idesh dhe komunikim. Sot, po kalojmë......


