Euro digjitale - Italia kërkon zero tarifa për pagesat nën 10 euro

Italia ka propozuar përjashtimin nga tarifat e transaksioneve me euron digjitale nën 10 euro, në një masë që synon të favorizojë bizneset e vogla.
Propozimi është pjesë e negociatave që po zhvillohen në Bruksel për mënyrën e funksionimit të monedhës së re digjitale dhe është pritur pozitivisht edhe nga Banka Qendrore Europiane.
Euroja digjitale do të jetë një formë elektronike pagese, që do të përdoret krahas parasë fizike. Banka Qendrore Europiane synon të jetë gati për emetimin e parë të mundshëm në vitin 2029, nëse rregullat përkatëse miratohen këtë vit.
Një nga çështjet kryesore në negociata janë tarifat që do të paguajnë tregtarët. Sipas analizave të BQE-së, bizneset e vogla paguajnë aktualisht tre deri në katër herë më shumë tarifa sesa kompanitë e mëdha, për shkak të fuqisë më të ulët negociuese.
Për këtë arsye, Italia kërkon që pagesat me vlerë të ulët të kenë kosto minimale ose zero. Një tjetër variant i diskutuar është vendosja e një tarife maksimale prej vetëm 0.02 euro për transaksionet nën 10 euro.
Euroja digjitale shihet gjithashtu si një hap drejt më shumë pavarësie europiane në sistemin e pagesave, pasi tregu aktual mbështetet gjerësisht te rrjetet amerikane, si Visa dhe Mastercard.
Negociatorët e vendeve anëtare, Parlamentit Europian dhe Komisionit Europian do ta diskutojnë sërish çështjen në Bruksel më 10 shtator. Krahas tarifave, në tryezë është edhe përcaktimi i shumës maksimale që qytetarët do të mund të mbajnë në portofolet e euros digjitale.
Kanadaja “godet” SHBA-në/ Hyjnë në fuqi tarifat deri 50% për miliarda dollarë mallra amerikane
Kanadaja ka vendosur në fuqi tarifat hakmarrëse ndaj produkteve amerikane, duke përshkallëzuar luftën tregtare me Shtetet e Bashkuara. Masat prekin mallra......
Mbrojtje e fermerit vendas - Kosova vendos masë antidamping ndaj farës së grurit nga Serbia
Kosova ka vendosur detyrim të përkohshëm antidamping ndaj importit të farës së grurit për mbjellje me origjinë nga Serbia. Ministrja në detyrë e Industrisë,......
Peshku dhe perimet “djegin” xhepat në gusht/ Kryesojnë rritjen tek ushqimet, deri në 9.8% më shtrenjtë se vjet
Çmimet e ushqimeve vijuan të rriten edhe gjatë muajit gusht, ndonëse me ritëm më të ngadaltë se një muaj më parë. Në total, grupi “Ushqime dhe pije......
Program Kombëtar për inteligjencën artificiale - Rama: Sektori eksporton 222 milionë euro produkte
Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se sektori i teknologjisë eksporton 222 milionë euro produkte, ose tre herë më shumë sesa vetëm pak kohë më......
Qiratë afatgjata në Durrës/ Cilat lagje po tërheqin më shumë qiramarrës në 2026?
Tregu i qirave në Durrës nuk kufizohet vetëm te apartamentet pranë detit apo te banesat që kërkohen gjatë muajve të verës. Për shumë qiramarrës, një faktor......
Parkim nëntokësor te sheshi “Nënë Tereza” - Tenderi 21 mln euro, 170 vende e muze arkeologjik. Trafiku i automjeteve zhvendoset nën tokë
Me një fond limit prej 20.8 mld lekë apo rreth 21 mln euro, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur tenderin për transformimin e sheshit “Nënë Tereza” në......
Mbështetje për sipërmarrëset - BSH dhe BERZH lançojnë Kodin për rritjen e aksesit në financë të grave në biznes
Banka e Shqipërisë dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) lançuan sot “WE Finance Code Albania – Kodi për Financimin e Grave Sipërmarrëse”,......
Mbi 1.52 GW diell dhe erë deri në 2030 - Plani: Rreth 1005 MW fotovoltaikë dhe 520 MW eolikë për objektivat e klimës
Vendit tonë do t’i duhen mbi 1.5 GW kapacitete diellore dhe eolike deri në fund të dekadës, për të përmbushur skenarin e parashikuar në Planin e ri Kombëtar......

