Estonia forcon ushtrinë - Rrit shpenzimet e mbrojtjes në 5.4% të PBB-së
Estonia ka miratuar një projektligj katërvjeçar për financim shtesë të mbrojtjes prej 2.8 miliardë eurosh, në një përpjekje për të përmbushur objektivat e NATO-s. Shpenzimet e reja do ta shtyjnë vendin baltik drejt një shpenzimi mesatar prej 5.4% të Produktit të Brendshëm Bruto deri në vitin 2029, nga nivelet e mëparshme prej rreth 3.4%.
"Ne morëm një vendim historik nga pikëpamja e mbrojtjes kombëtare estoneze. Kurrë nuk kemi ndarë kaq shumë para shtesë për mbrojtjen kombëtare në Estoni", tha Hanno Pevkur, Ministri i Mbrojtjes në vend.
"Vitin tjetër, shpenzimet e ushtrisë do të rriten në rreth 5.4% të PBB-së, ose mbi 2% në një vit, dhe do të qëndrojnë aty për një kohë mjaft të gjatë", vuri në dukje Pevkur.
"Mesatarja katërvjeçare është gjithashtu 5.4%, dhe kjo do të na japë mundësinë të përmbushim objektivat e aftësive ushtarake për të cilat kemi rënë dakord në NATO", shtoi ai.
Vendimi i qeverisë për të rritur shpenzimet e mbrojtjes do të rezultojë në një rritje të konsiderueshme të numrit të aftësive ushtarake, pajisjeve dhe rezervave, si dhe më shumë municione për Forcat e Mbrojtjes të Estonisë. Më shumë mbrojtje ajrore me rreze të mesme veprimi, inxhinierë shtesë, batalione zbulimi me rreze të gjatë veprimi, aftësi sulmi me rreze të gjatë veprimi, sisteme moderne komunikimi dhe personel shtesë, ndër të tjera, do të përfshihen në projektligjin e ri.
Burimet zyrtare sqarojnë se nevoja për të forcuar mbrojtjen e Estonisë rrjedh nga një mjedis sigurie i përkeqësuar, i shkaktuar nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia.
Planet e reja të vendit, vijnë vetëm disa javë para samitit të ardhshëm të NATO-s, që do të zhvillohet në Hagë më 24-25 qershor. Presidenti i SHBA-së Donald Trump është përpjekur prej kohësh të nxitë anëtarët e aleancës për të shpenzuar 5% të Produktit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen.
Ai gjithashtu i ka quajtur “patetikë” objektivat prej 2% të dakordësuara nën udhëheqjen e ish-Sekretarit të Përgjithshëm Jens Stoltenberg, duke kërcënuar se do të tërheqë Shtetet e Bashkuara nga aleanca ushtarake, nëse vendet nuk rritin shpenzimet.
Sondazh

Pensionet me Italinë në fazën përfundimtare - Trimçev: Shkëmbimi i notave verbale konfirmon datën zyrtare
Marrëveshja për pensionet midis Italisë dhe Shqipërisë tashmë është në fazën përfundimtare. Me hyrjen në fuqi të saj, duke filluar nga data 1 Qershor 2025,......

Papa “bashkon” politikanët - Udhëheqës nga gjithë bota në ceremoninë e varrimit
Sot i është dhënë lamtumira e fundit Papa Françeskut, ku arkivoli u vendos në Sheshin e Shën Pjetrit të shtunën në fillim të Meshës mortore, ku morën pjesë......

Miratohen rregullat proceduriale të votimit dhe numërimit elektronik - Zgjedhjet e 11 majit me fletë votimi më të mëdha dhe kuti reserve
Komisioni Rregullator ka miratuar rregullat procedurale për procesin e votimit dhe numërimit elektronik me anë të pajisjes elektronike të votimit dhe......

“Sistemi bankar shqiptar, i qëndrueshëm” - Guvernatori Sejko takim me Drejtorin Ekzekutiv për Shqipërinë pranë BB
Në kuadër të pjesëmarrjes në Mbledhjet e Pranverës të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, Guvernatori Gent Sejko, zhvilloi një takim me z.......

Shtrenjtohen me 44% apartamentet, 20% është blerë nga të huajt - BSH: Kërkesa për prona në rritje. Normat e interesit mund të rriten
Viti 2024 është mbyllur me shtrenjtim të çmimit të apartamenteve si për blerje ashtu edhe për qira. Sipas vrojtimit të fundit të Bankës së Shqipërisë, çmimet......

Rritja e sigurisë së 431 digave - BB: 1.6 mln USD për studimin e fizibilitetit, miratimi në fund të majit
Banka Botërore pritet të investojë në sigurinë e digave në Shqipëri, teksa njoftoi se në fund të majit parashikon të miratojë një fond prej 1.6 mln USD, që......

Mbështetje e plotë financiare për formimin profesional - Cilat janë hapat se si të rinjtë të aplikojnë në e-albania?
Në një kohë kur tregu i punës kërkon gjithnjë e më shumë aftësi teknologjike dhe digjitale, qeveria shqiptare ka intensifikuar përpjekjet për të forcuar......

“Shqipëria prodhon markat më të mëdhaja italiane” - “ALBA DAY” bën bashkë bizneset e diasporës. Katiaj: Bashkëpunimi me Italinë, historik
Nxitja e rrjetëzimit dhe bashkëpunimit ndërmjet bizneseve shqiptare të diasporës ishte fokusi i eventit "ALBA DAY", të organizuar nga Rrjeti i Bizneseve......