Energjia rriti inflacionin në Gjermani - Pasojat e luftës në Lindjen e Mesme kanë nisur të ndjehen

Inflacioni në Gjermanj gjatë muajit mars u rrit në nivelin e tij më të lartë që nga janari i vitit 2024, ndërsa një rritje e çmimeve të energjisë e nxitur nga përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme shtoi kostot në të gjithë ekonominë, treguan të dhënat zyrtare.
Shkalla e inflacionit u rrit në 2.7 përqind në mars, nga 1.9 përqind në shkurt dhe rreth 2 përqind në muajt e fundit, sipas Zyrës Federale të Statistikave (Destatis).
Çmimet e energjisë u rritën me 7.2 përqind në bazë vjetore, duke përmbysur një trend rënës dheshënuar rritjen e tyre të parë që nga dhjetori 2023, tha Destatis. Në të kundërt, rritja e çmimeve në shërbime dhe ushqime mbeti kryesisht e pandryshuar.
Të dhënat nënvizojnë një impuls të ripërtërirë inflacionist nga kostot e energjisë, të cilat ishin lehtësuar pas rritjes gjatë konfliktit Rusi-Ukrainë, por mbeten mbi nivelet para krizës.
Në një raport mujor të publikuar javën e kaluar, Deutsche Bundesbank paralajmëroi se rritja e çmimeve të energjisë të lidhura me konfliktin në Lindjen e Mesme po ndikonte si mbi bizneset ashtu edhe familjet dhe mund të zvarriste rritjen ekonomike të Gjermanisë në gjysmën e parë të vitit.
Banka qendrore pret që inflacioni në ekonominë më të madhe të Evropës të rritet më tej në muajt në vijim, duke arritur potencialisht në rreth 3 përqind në afat të shkurtër. Një konflikt i zgjatur mund ta mbajë inflacionin të lartë për një kohë më të gjatë, shtoi ajo.
Kostot më të larta të naftës, gazit dhe madje edhe të energjisë elektrike po ndikojnë gjithashtu në planet e çmimeve të kompanive gjermane. Një studim nga Instituti ifo me seli në Mynih të hënën tregoi se indeksi i pritjeve të çmimeve u rrit në 25.3 pikë në mars nga 20.3 në muajin e kaluar, duke arritur nivelin më të lartë në tre vjet.
Konferenca me mediat, Kumbaro: Drejt përmbylljes kapitujt 25 dhe 26 të anëtarësimit
Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro mbajti sot një konferencë me gazetarët që mbulojnë çështjet e arsimit në media për të ndarë disa prej prioriteteve,......
Në Shqipëri kujdesi për të afërmit mbetet në familje/ Sipas Eurostat, vetëm një pjesë e vogël përdor shërbime profesionale
Eurostat ka publikuar disa të dhëna mbi familjet ku të paktën një anëtar ka nevojë për kujdes afatgjatë për shkak të problemeve shëndetësore. Statistikat......
“Frenoni kërkesën për naftë, përgatituni për ndërprerje” - BE u bën apel vendeve anëtare për kursime si pasojë e luftës
Komisioneri Evropian, Dan Jørgensen, u ka kërkuar vendeve anëtare të përcaktojnë masat për të zvogëluar përdorimin e naftës dhe gazit, veçanërisht në......
Energjia e pastër, rritet interesi për Garancinë e Origjinës - Katër kompani aplikojnë brenda pak javësh pranë Entit Rregullator të Energjisë
Brenda pak javësh, katër kompani kanë aplikuar pranë Entit Rregullator të Energjisë për t’u pajisur me Certifikatën e Garancisë së Origjinës. Bëhet fjalë për......
OBP në seminarin e nivelit të lartë në Ambasadën Britanike - Prokurimi publik si instrument i sigurisë ekonomike
Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) mori pjesë në seminarin e nivelit të lartë të zhvilluar në Ambasadën Britanike në Tiranë, i fokusuar në sigurinë......
Salla: 5.2 miliardë lekë mbështetje për fermerët, rriten subvencionet dhe përfshihen masa të reja
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, prezantoi skemën kombëtare të mbështetjes për fermerët për vitin 2026, me një buxhet prej 5.2......
Ndërtimi dhe tregtia udhëheqin rritjen e kredisë/ Huaja e re për biznesin u shty edhe nga akomodimi dhe shërbimi ushqimor
Kredia e re për biznesin ka vijuar rritjen edhe në muajt e parë të vitit 2026, duke konfirmuar se korporatat mbeten shtysa kryesore e zgjerimit të huadhënies......
Ndryshon trendi në tregun valutor – Rikuperojnë Dollari, Franga dhe Paundi
Dollari amerikan ka regjistruar rritje të vlerës këtë mëngjes duke u forcuar nga një ditë më parë teksa është blerë sot me 83.2 lekë dhe është shitur me 84.2......


