Europa Postuar më 11 Janar 2025, 13:30

“Energjia e erës në Evropë, e pamjaftueshme” - Përbën 20% të prodhimit total, larg objektivave klimatike të 2030

Nga Kristi Ceta

“Energjia e erës në Evropë, e pamjaftueshme” -

Energjia e erës siguroi 20% të energjisë elektrike të konsumuar në Evropë vitin e kaluar, por kapaciteti i ndërtuar gjatë vitit ishte më pak se gjysma e asaj që nevojitet për të përmbushur objektivat e energjisë dhe klimës së Bashkimit Evropian për vitin 2030, sipas grupit të industrisë WindEurope.

Era ka qenë një sektor në rritje i prodhimit të energjisë elektrike në Evropë për më shumë se 20 vjet. Bashkimi Evropian, dëshiron që ajo të rritet shumë më tepër për të luftuar ndryshimet klimatike dhe për reduktuar varësinë nga karburantet fosile.

Evropa ndërtoi 15 gigavat (GW) energji të re të erës vitin e kaluar, duke përfshirë 13 GW në det të hapur dhe rreth 2 GW në tokë, sipas të dhënave të WindEurope.

Vendet e Bashkimit Evropian përbënin 13 GW nga ky kapacitet, por për të arritur objektivat klimatike në vitin 2030, blloku duhet të ndërtojë 30 GW në vit me ferma të reja.

BE dëshiron që energjia e erës të përbëjë 34% të energjisë elektrike të konsumuar deri në vitin 2030 dhe më shumë se 50% deri në vitin 2050.

Industria globale e erës në det të hapur është përballur me vështirësi, për shkak të infrastrukturës, lejeve të vonuara dhe kostot më të larta të komponentëve. Investimet e erës në det të hapur kanë rënë në Evropë dhe është sfiduese për kompanitë që të marrin vendimet përfundimtare të investimeve, sipas WindEurope.

"Evropa nuk po ndërton mjaftueshëm ferma të reja me erë për 3 arsye kryesore. Së pari, shumica e qeverive nuk po zbatojnë rregullat përfituese të BE-së për lejet. Arsyeja e dytë ka të bëjë me vonesat e lidhjeve të reja të rrjetit", shpjegojnë analistët.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat