Energjia e erës “kursen” buxhetin britanik - Ka ulur kostot me 104 miliardë paund që nga viti 2010

Energjia e prodhuar nga era ka ulur kostot në Mbretërinë e Bashkuar me të paktën 104 miliardë paund që nga viti 2010, ka treguar një studim. Përdoruesit e gazit kanë qenë ndër përfituesit më të mëdhenj, sipas të dhënave.
Një studim i Universitetit College London zbuloi se nga viti 2010 deri në 2023, energjia nga impiantet e erës rezultoi në uljen e faturave të elektricitetit me rreth 14.2 miliardë paund, krahasuar me vlerën e gazit të përdorur për të gjeneruar të njëjtën sasi energjie.
Megjithatë, ulja e kostos së gazit, që lidhej me prodhimin me erë, për shkak të reduktimit të kërkesës dhe mosndërtimit të infrastrukturës së re, ishte shumë më e madhe, rreth 133.3 miliardë paund.
Gjatë të njëjtës periudhë, konsumatorët paguan rreth 43.2 miliardë paund në subvencione të gjelbra, të cilat u vendosën mbi faturat e elektricitetit dhe jo mbi ato të gazit. Rezultati neto ishte një ulje prej 104.3 miliardë paund në faturat e energjisë në Mbretërinë e Bashkuar gjatë 13 viteve, sipas studiuesve.
Rritja e prodhimit të energjisë së rinovueshme në Evropë uli kërkesën për gaz, dhe rrjedhimisht çmimet e gazit, duke reduktuar nevojën e ndërtimit të centraleve të reja. Më tej, mënyra se si funksionon tregu i energjisë në Mbretërinë e Bashkuar lejon që centralet me gaz praktikisht të vendosin çmimin e elektricitetit.
Sipas ekspertëve, ky studim tregon se prodhimi me erë nuk ka qenë një barrë financiare, por ka sjellë përfitime të konsiderueshme për Mbretërinë e Bashkuar. Për ta kuptuar më mirë, përfitimi neto prej 104 miliardë paund është më i madh se 90 miliardë paund shtesë që Mbretëria e Bashkuar ka shpenzuar për gaz që nga viti 2021, për shkak të rritjes së çmimeve nga lufta në Ukrainë,” shpjegojnë ata.
Treni Durrës-Rrogozhinë, sigurohet financimi - Miratohen kreditë 60 mln euro, plotësojnë grantin 60.5 mln euro të BE-së
Procedurat për sigurimin e financimit të nevojshëm për rehabilitimin dhe elektrifikimin e hekurudhës Durrës – Rrogozhinë po shkojnë drejt......
Importi i bulmetit prek nivelin më të lartë/ Tremujori i tretë i 2025-s shënon rritjen më të madhe në dy dekada
Importi i produkteve të bulmetit, vezëve dhe mjaltit ka arritur nivelin më të lartë historik gjatë tremujorit të tretë të vitit 2025, duke konfirmuar......
54 milionë lekë nga tarifat e prokurimeve - Pushteti vendor, “kampion” për ankesa në KPP
Për, 9 muaj në buxhetin e shtetit janë arkëtuar 54.6 milionë lekë tarifa financiare në përfundim të shqyrtimit të procedurave të prokurimit. Sipas të dhënave......
“Ndikimi i sanksioneve në çmimet e naftës, i kufizuar” - IEA: Kapacitetet e tepërta të prodhimit do të stabilizojnë tregun global
Sanksionet ndaj vendeve eksportuese të naftës mund të rrisin çmimet, por efekti mbetet i kufizuar për shkak të kapaciteteve të tepërta të prodhimit, ka......
Zv/kryeministrja Belinda Balluku prezanton drejtorin e ri të Portit të Durrësit, Liburn Aliu
Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka prezantuar drejtorin e ri të Portit detar të Durrësit, Liburn Aliu.......
Rikonstruksion i rrjetit elektrik në Librazhd - Projekti i OSSH, rreth 120 mln lekë për përmirësimin e cilësisë
Drejtoria Rajonale e OSSH Elbasan ka shpallur hapjen e garës për rikostruksionin e rrjetit të tensionit të ulët dhe i kabinave në rrethinat e Librazhdit, me......
“Vonesat në SEPA ngadalësojnë integrimin financiar” - Kosova, 29 milionë euro humbje në gjashtë muajt e parë të vitit
Këshilli i Investitorëve Evropianë (EIC) ka bërë thirrje për përfundimin pa vonesa të procesit të anëtarësimit të Kosovës në Zonën e Vetme të Pagesave në......
Amazon do të shkurtojë 30,000 vende pune - Kompania kërkon të ulë kostot dhe reduktojë burokracinë
Amazon pritet të nisë një valë të re shkurtimesh që mund të arrijë deri në 30,000 vende pune në sektorin korporativ. Kjo masë vjen ndërsa kompania përpiqet......




