Europa Postuar më 7 Shkurt 2025, 14:10

Energjia bërthamore, për të ulur kostot - Italia do të ndërtojë reaktorë të vegjël për të forcuar sigurinë energjetike

Nga Kristi Ceta

Energjia bërthamore, për të ulur kostot - Italia do të

Italia po shkon drejt riaktivizimit të centraleve bërthamore për të plotësuar nevojat e brendshme, për shkak të rritjes së madhe të kostove të energjisë, veçanërisht pas fillimit të luftës në Ukrainë.

Si pjesë e këtyre lëvizjeve, grupi energjetik amerikan Westinghouse ka propozuar përdorimin e objekteve bërthamore ekzistuese për të strehuar reaktorë të vegjël modularë, me synimin për të filluar ndërtimin e tyre deri në vitin 2030.

Ky propozim vjen pasi qeveria italiane ka sinjalizuar se deri në fund të vitit 2027 dëshiron të përfundojë kërkimin që do të lejojë rifillimin e prodhimit të energjisë bërthamore në vend pas një ndalimi pothuajse 40-vjeçar.

Siç raportoi pak ditë më parë ministri italian i Energjisë, Gilberto Picetto Frattin, vendi është gati të rikthejë energjinë bërthamore si një opsion me peshë të madhe në strategjinë energjetike. Ai gjithashtu deklaroi se zhvendosja drejt energjisë bërthamore sinjalizon një qasje plotësuese ndaj burimeve të rinovueshme të energjisë dhe nuk është një përpjekje për t'i zëvendësuar ato.

Italia ishte dikur një pioniere në energjinë bërthamore, me katër termocentrale bërthamore komerciale, të cilat siguruan 5% të prodhimit të energjisë elektrike të vendit në vitet 1986-1987.

Por Roma i ktheu shpinën energjisë bërthamore pas katastrofës së Çernobilit në 1986 dhe përsëri në 2011 pas aksidentit në Fukushima Daiichi në Japoni. Në vitin 1990 mbylli reaktorët e fundit në Caorso dhe Enrico Fermi.

Përveç propozimit të Westinghouse, Edison, krahu italian i grupit francez EDF, planifikon të ndërtojë dy reaktorë bërthamorë të avancuar në Itali deri në vitin 2040.

Njësia e parë është planifikuar të përfundojë deri në vitin 2035 dhe e dyta deri në vitin 2040. Teknologjitë e para të reaktorëve të vegjël modularë do të jenë të disponueshme deri në fund të kësaj dekade dhe do t'i nënshtrohen testimit në fillim të viteve 2030.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat