“Energjia bërthamore do të rikthehet në 2027” - Italia përgatit planin për dekarbonizimin e industrisë
Italia synon të finalizojë deri në fund të vitit 2027 një plan që lejon përdorimin e energjisë bërthamore, pasi u ndalua pothuajse 40 vjet më parë, tha ministri i Energjisë Gilberto Pichetto Fratin.
Qeveria e djathtë e kryeministrit Giorgia Meloni ka thënë se reaktorët e vegjël modularë dhe reaktorët modularë të avancuar mund të ndihmojnë në dekarbonizimin e industrive më ndotëse të Italisë, duke përfshirë çelikun, qelqin dhe prodhimin e pllakave.
Termocentralet me djegie bërthamore janë të ndaluara në Itali pas referendumeve në 1987 dhe 2011, por qeveria tani po harton rregulla për të hequr ndalimin përmes përdorimit të teknologjive të reja në këtë sektor.
"Italia është gati të rikthejë energjinë bërthamore, një zgjedhje vendimtare që nuk do të zëvendësojë burimet e rinovueshme, por do t'i plotësojë ato, duke siguruar një përzierje të ekuilibruar dhe të qëndrueshme të energjisë," tha Pichetto Fratin, duke shtuar se një projektligj i parë do të paraqitet për miratim në kabinet brenda dy javëve të ardhshme.
Qeveria vlerëson se do të kursejë 17 miliardë euro nga kostoja e dekarbonizimit të ekonomisë deri në vitin 2050 nëse energjia bërthamore përbën të paktën 11% të totalit.
Italia ka ruajtur ekspertizën kryesore në sektorin bërthamor. Ndërmarrja e kontrolluar nga shteti Enel operon stacionet e energjisë bërthamore në Spanjë dhe kompania kryesore Eni po investon në një projekt për të zhvilluar një reaktor të shkrirjes bërthamore në Shtetet e Bashkuara.
Sondazh

Tregu energjetik Shqipëri-Kosovë - Volumet në ALPEX arritën në 1.25 mln mWh. Çmimi mesatar, 112 euro/mWh
Bashkimi i tregjeve energjetike Shqiqëri – Kosovë nga shkurti i vitit 2024 rriti volumet e tregtuara në Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike,......

Sa kushtojnë rrjetat antibreshër? - Deri në 3500 euro/dynymi. Kostot aktuale për serat bujqësore
Thuajse çdo vit, për shkak të kushteve atmosferike të paqëndrueshme, reshjeve të dendura të shiut, breshërit apo dëborës, tonelata me prodhime të fermerëve......

Gentian Sala në krye të AKEP? - Këshilli i Ministrave dërgon propozimin për miratim në Kuvend
Së shpejti Autoriteti i Komunikimeve Elektronike (AKEP) do të ketë drejtues të ri. Këshilli i Ministrave i ka propozuar Kuvendit kandidaturën e Gentian Sala,......

Eksportet bujqësore, 21% rritje në 2024 - Prodhimet shqiptare fitojnë terren në tregjet e huaja
Rritja e eksporteve të produkteve “Made in Albania” përgjatë vitit 2024, tregon një pasqyrë të qartë të rritjes së cilësisë dhe fuqizimit të fermerëve në......

Pasuria e miliarderëve u rrit me 2 tln USD në 2024 - Shkalla e rritjes ishte 3 herë më e shpejtë se një vit më parë
Pasuria e miliarderëve të botës u rrit me 2 trilionë dollarë në 2024, tre herë më shpejt se një vit më parë, duke arritur në 5.7 miliardë dollarë në ditë,......

Shqipëria bashkëpunim me bankën italiane - Rama: 250 mln euro financim për bujqësinë
Kryeministri vendit Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria ka arritur bashkëpunimin me bankën italiane, Cassa Depositi e Prestiti. Ai është shprehur se tashmë,......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka mbyllur javën në kuota pozitive duke u blerë sot me 94 lekë dhe duke u shitur me 95.2 lekë. Euro blihet sot me 98 lekë dhe shitet me......

WEF paralajmëron: Kostot ekonomike të fragmentimit global mund të jenë më të mëdha se pandemia Covid-19!
Kostot ekonomike të fragmentimit global mund të jenë potencialisht më shumë se pandemia Covid-19, si dhe kriza globale financiare (GFC) e 2008-ës, sipas......