Emetimet nga zjarret, në nivele rekord - Nxehtësia ekstreme dhe thatësira nxisin përhapjen e flakëve në Evropë
Zjarret në të gjithë Evropën janë rritur në nivele rekord këtë verë, me flakë intensive të nxitura nga temperaturat e larta dhe kushtet e thata. Një total prej 292,855 hektarësh tokë janë djegur në BE, sipas përditësimit të fundit nga Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS) më 29 korrik. Sipërfaqja totale e djegur gjatë së njëjtës periudhë të vitit të kaluar ishte 139,940 hektarë, dhe totali deri më tani këtë vit është më i lartë se mesatarja e regjistruar gjatë 19 viteve të fundit. Sistemi Evropian ka zbuluar një total prej 1,339 zjarresh më të mëdha se 30 hektarë që nga fillimi i vitit.
Shërbimi i Monitorimit të Atmosferës Copernicus thotë se disa vende kanë shënuar emetimet më të larta të zjarreve në të dhënat 23-vjeçare. Temperaturat e larta rreth Pellgut Mesdhetar gjatë verës rritën ndjeshëm mundësinë e shpërthimit të flakëve në rajon.
Modelimi ka nxjerrë në pah se zjarret rreth Mesdheut këtë verë "kanë qenë rezultat i shumë materialeve që digjen lehtë dhe kushteve të thata që nxisin intensitetin e flakëve", tha një shkencëtar në Qendrën Evropiane për Parashikime të Motit me Afat Mesëm.
Në Mesdheun lindor, Greqia dhe Turqia përjetuan zjarre intensive me temperatura të larta të vazhdueshme që kontribuuan në përkeqësimin e situatës. Greqia ka regjistruar emetimet më të larta totale të zjarreve që nga viti 2007, dhe Turqia ka shënuar shifrat më të larta deri më sot.
Flakët kanë qenë veçanërisht intensive në Qipro, ku vendi arriti emetimet më të larta totalte vjetore në vetëm dy ditë. Kjo erdhi kryesisht për shkak të zjarreve të 22 dhe 23 korrikut, që janë përshkruar si më të këqijat në ishull në më shumë se gjysmë shekulli.
Korriku gjithashtu regjistroi një rritje të aktivitetit të flakëve në rajonin e gjerë të Ballkanit. Emetimet nga flakët në Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut ishin të tretat më të larta, ndërsa ato në Serbi dhe Shqipëri ishin të dytat më të larta, pas vitit 2007.
Në Evropën Jugperëndimore, zjarre të mëdha shpërthyen në Francën jugore, Katalonjë dhe Portugali në fillim të korrikut. Nga fillimi i vitit deri më 15 korrik, një total prej 3,370 zjarresh rurale kanë djegur 10,768 hektarë tokë në Portugali. Kjo shifër është tre herë më e lartë se ajo e regjistruar në të njëjtën periudhë në vitin 2024, kur u dogjën 3,462 hektarë.

Sa para’ ka mbledhur KPP nga tenderët në 6 muaj? - Regjistrohen 501 ankesa, shënohet rënie krahasuar me 2024
Në 6 muajt e parë të këtij viti, në Komisionin e Prokurimeve Publike, janë adresuar 501 ankesa nga operatorët ekonomikë. Ndërkohë, qershori është muaji i......

Produktet e shportës në Evropë - Cilat qytete kanë çmimet më të larta?
Çmimet e shportës reflektojnë pabarazi të konsiderueshme në të gjitha qytetet evropiane, madje edhe midis atyre në të njëjtin shtet. "Indeksi i Shportës" i......

Grekët, deri në 13 orë punë në ditë tek një punëdhënës - Ligji i ri shton fleksibilitetin dhe ofron mundësi për paga më të larta
Duke nisur nga vjeshta, pas miratimit të projektligjit të ri të punës në Greqi, puna në sektorin privat prej 13 orësh në ditë mund të zbatohet tek një......

Trump “ndëshkon” Kanadanë me tarifa 35% - SHBA njofton taksa nga 10% në 40% për shumë partnerë globalë
Shtëpia e Bardhë vijoi me planin e Presidentit Trump për të ripërcaktuar peizazhin tregtar global, duke publikuar tarifa të reja të autorizuara zyrtarisht me......

3 miliardë lekë për kreditimin e bujqësisë/ Qeveria miraton skemën e re të garancisë shtetërore
Në një mbledhje që ka prodhuar dhjetra vendime të rëndësishme, Qeveria gjithashtu ka miratuar edhe vënien në dispozicion të një fondi prej 3 miliardë lekësh......

Qeveria miraton kushtet për negociatat e "KAYO", sh.a., me sektorin privat për prodhimin e armëve dhe dronëve
Në mbledhjen e kësaj së enjteje, Qeveria ka dhënë dritën jeshile për fillimin e negociatave mes shoqërisë shtetërore “KAYO”, sh.a., dhe subjekteve private,......

600 të rinj drejt administratës publike. AKR dhe ASPA, marrëveshje për trajnim profesional - Muzhaqi: 250 më të mirët do përfitojnë kontratë pune
Agjencia Kombëtare e Rinisë (AKR) dhe Shkolla Shqiptare e Administratës Publike (ASPA) kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi që synon përmirësimin......

Qeveria Shqiptare miraton Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030
Në mbledhjen e sotme, Qeveria Shqiptare ka miratuar Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030. Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit......