Emergjencat civile gjatë sezonit veror - BE do të dërgojë 650 zjarrfikës në zonat me rrezik të lartë!
Qindra zjarrfikës nga e gjithë Europa dhe mbi 20 mjete ajrore zjarrfikëse do të pozicionohen paraprakisht në vendet me rrezik të lartë për zjarre në të gjithë bllokun këtë verë, njoftoi Komisioni Europian.
Pothuajse 650 zjarrfikës nga 14 vende europiane do të vendosen në korrik dhe gusht në vende kyçe me rrezik të lartë në Francë, Greqi, Portugali dhe Spanjë. Ky është numri më i lartë që nga fillimi i pozicionimit paraprak të zjarrfikësve në të gjithë BE-në në vitin 2022.
Greqia do të mirëpresë gjysmën e këtyre zjarrfikësve evropianë me ekipe që vijnë nga Austria, Bullgaria, Çekia, Franca, Moldavia dhe Rumania. Ndërkohë, 22 aeroplanë zjarrfikës dhe katër helikopterë do të stacionohen në 10 shtete të ndryshme anëtare.
Franca dhe Greqia do të jenë përfituesit më të mëdhenj të flotës verore të mbështetur nga BE, që do të koordinohet dhe financohet nëpërmjet Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, me katër aeroplanë amfibë të mesëm secila. Franca do të ketë gjithashtu nga një helikopter.
Vende të tjera që marrin flotën e verës përfshijnë Kroacinë, Qipron, Çekinë, Italinë, Portugalinë, Sllovakinë, Spanjën dhe Suedinë. Hadja Lahbib, Komisionerja e BE-së për Barazinë, Përgatitjen dhe Menaxhimin e Krizave, tha në një deklaratë se "mbështetja e BE-së është e prekshme dhe bën një ndryshim në terren".
"Nxehtësia ekstreme dhe zjarret në Europë për fat të keq janë bërë normaliteti i ri. Jam e lumtur që BE-ja ka më shumë për të ofruar sesa vetëm fjalë shqetësimi dhe ngushëllimi", shtoi ajo.
19 ekipe të tjera tokësore për shuarjen e zjarreve, me rreth 30 zjarrfikës secila, dhe një ekip këshillimi dhe vlerësimi, janë gjithashtu gati të mobilizohen nga BE-ja, ndërsa një ekip i dedikuar mbështetës për zjarret do të krijohet në Qendrën e BE-së për Koordinimin e Reagimit ndaj Emergjencave (ERCC) 24/7 për të monitoruar rreziqet dhe për të analizuar të dhënat shkencore.
Këto ekipe do të bashkojnë 30 ekspertë nga shtetet anëtare të BE-së, si dhe vende të tjera që marrin pjesë në Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të Unionit, Partneritetin Shkencor Europian për Rreziqet Natyrore dhe stafin nga ERCC.
Greqia, e cila gjithashtu tenton të goditet rëndë çdo verë, ka njoftuar tashmë se do të dërgojë një numër rekord zjarrfikësish, duke përfshirë njësi elitare në zonat me rrezik të lartë, dhe pothuajse do të dyfishojë flotën e saj të dronëve.
Që nga fillimi i vitit, më shumë se 166,000 hektarë janë djegur në 27 shtetet anëtare, pothuajse tre herë më shumë se mesatarja e regjistruar gjatë së njëjtës periudhë midis viteve 2003 dhe 2024, sipas Sistemit Europian të Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS).
Mendimi juaj

Nuk do të këmbehen mbi 1 mln lekë në pikat valutore - BSH ndryshon rregulloren për të parandaluar pastrimin e parave
Qytetarët nuk mund të këmbejnë më shumë se 1 milionë lekë në pikat e këmbimit valutor. Banka e Shqipërisë ka vendosur të bëjë disa ndryshime në rregulloren......

Përmirësim i platformës së shërbimit konsullor online - Afati i zbatimit do të jetë 9 muaj, ndërsa fondi limit 205 mln lekë
Platforma “Shërbimi Konsullor Online”, pritet të përmirësohet dhe zgjerohet në mënyrë rrënjësore në muajt në vijim. Ky sistem i përdorur nga qytetarët......

Zgjerimi i superstradës Tiranë-Durrës - Punimet për realizimin fizik kanë arritur në masën 50%
Aktualisht, punimet e fazës së dytë për zgjerimin e superstradës Tiranë-Durrës, kanë ecur me ritme shumë të mira ku realizimi fizik ka arritur në masën 50%.......

Automjete autonome në transportin publik - Në Langen të Gjermanisë udhëtarët mund të përdorin makina vetë-drejtuese
Langen, një qytet në jug të Frankfurtit, është vendi i parë në Gjermani ku udhëtarët mund të përdorin makina vetë-drejtuese si pjesë e sistemit të......

Cilat janë tre kërkesat e turizmit? - Mungesa e punonjësve, Topuzi: Subvencion nga shteti jashtë sezonit
Ndërsa sektori i turizmit po përballet çdo ditë e më shumë me mungesë të fuqisë punëtore, dhe një pjesë e mirë po e zgjidhin këtë përmes punonjësve nga......

“Euro, një rol më të madh ndërkombëtar” - Kreu i BQE, Lagarde: Dominimi i dollarit po përballet me pasiguri në rritje
Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Christine Lagarde, bëri thirrje për një rol më të madh ndërkombëtar të euros, duke paralajmëruar se dominimi......

Aeroporti i Vlorës rrit sigurinë me teknologji të re - Albcontrol nënshkruan kontratë për sistem të avancuar meteorologjik
Për rritjen e sigurisë dhe realizimin e veprimeve operacionale në Aeroportin e Vlorës, duhet të instalohet një sistem i integruar meteorologjik automatik......

“Më shumë përgjegjësi për sigurinë evropiane” - Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, në asamblenë parlamentare të NATO-s
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka marrë pjesë në seancën plenare të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, “Sfidat e Dayton-it për integrimin në BE”.......