Europa Postuar më 28 Dhjetor 2024, 12:20

Eksportet ruse të gazit në Evropë u rritën me 20% - BE planifikon të heqë dorë nga importet e Kremlinit deri në 2027

Nga Kristi Ceta

Eksportet ruse të gazit në Evropë u rritën me 20% - BE

Eksportet totale të gazit rus në vendet evropiane kanë qenë 18-20 për qind më të larta këtë vit se në vitin 2023, deklaroi zëvendëskryeministri rus Alexander Novak. Në janar deri në nëntor, furnizimet e gazit të tubacionit dhe gazit natyror të lëngshëm (LNG) tejkaluan 50 miliardë metra kub, tha Novak.

“Pavarësisht të gjitha deklaratave dhe presionit të sanksioneve, meqë gazi është një produkt ekologjik, ai është i kërkuar. Dhe gazi rus ka kosto efektive, si në aspektin e logjistikës ashtu edhe të çmimit," nënvizoi ai. Rritja erdhi nga një bazë shumë e ulët në vitin 2023, kur furnizimet me gaz të tubacionit rus në Evropë ranë me 55.6 për qind në 28.3 miliardë metra kub, pasi marrëdhëniet e Moskës me Perëndimin u përkeqësuan ndjeshëm për shkak të konfliktit në Ukrainë. Furnizimet pritet të rikuperohen në rreth 32 miliardë metra kub këtë vit, sipas llogaritjeve të Reuters.

Eksportet e gazit rus drejt Evropës përballen me sfida serioze. Një marrëveshje pesëvjeçare e tranzitit të gazit midis Moskës dhe Kievit që eksportet ruse të kalonin përmes Ukrainës, pavarësisht luftës, skadon në fund të vitit dhe Ukraina ka thënë se nuk do ta rinovojë marrëveshjen.

Rreth gjysma e gazit rus në Evropë rrjedh përmes territorit ukrainas. Pjesa tjetër furnizohet përmes gazsjellësit TurkStream në shtratin e Detit të Zi. Novak përsëriti se Rusia ishte e gatshme të furnizonte Evropën me gaz përmes disa rrugëve dhe se Ukraina dhe Evropa duhet të bien dakord mes tyre për tranzitin e gazit.

"Deri më sot, çështja nuk është zgjidhur, megjithëse vendet evropiane janë të interesuar për këtë. Por kjo varet kryesisht nga marrëveshja midis Bashkimit Evropian dhe Kievit për mundësinë e furnizimeve të tilla”, theksoi Novak.

Megjithatë, furnizimet e Rusisë nga deti kanë qenë në rritje, me Evropën që merr rreth gjysmën e këtyre eksporteve. Bashkimi Evropian nuk ka plane të afërta për të ndaluar blerjen e gazit, por ka thënë se do të përpiqet të heqë dorë deri në vitin 2027 falë rritjes së importeve nga Norvegjia, Shtetet e Bashkuara dhe Katari.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat