Europa Postuar më 1 Dhjetor 2025, 10:30

Ekonomia turke ngadalëson ritmin - Zgjerohet me 3.7% në tremujorin e tretë të vitit

Nga Dorian Koça

Ekonomia turke ngadalëson ritmin - Zgjerohet me 3.7% në tremujorin e

Ekonomia turke u rrit me 3.7% në tremujorin e tretë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, treguan të dhënat zyrtare, duke ngadalësuar ritmin e zgjerimit ndërsa aktiviteti bujqësor ra. Politika monetare e shtrënguar dhe një ngadalësim i kërkesës ndikuan gjithashtu në këtë ecuri.

Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) i tremujorit të tretë u rrit me 1.1% krahasuar me tremujorin e mëparshëm në bazë të rregulluar sezonalisht dhe kalendarik, treguan të dhënat nga Instituti i Statistikave Turke (TurkStat).

Ndikimi negativ në aktivitetin ekonomik në tremujorin korrik-tetor erdhi nga sektori i bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit, i cili u tkurr me 12.7%. Ndërkohë, aktiviteti i sektorit të ndërtimit u rrit me 13.9%.

Në një sondazh të Reuters, ekonomia parashikohej të rritej me 4.2% në tremujorin e tretë.

“Ne parashikojmë që rritja do të mbetet e moderuar në tremujorin e fundit dhe do ta tejkalojë pak Programin Afatmesëm në vitin 2025”, tha Ministri i Financave Mehmet Simsek në një deklaratë. Në program, parashikimi i rritjes së qeverisë për vitin 2025 është 3.3%.

“Kushtet financiare më të favorshme dhe një mjedis global mbështetës pritet të nxisin një aktivitet më të fortë ekonomik në vitin 2026 krahasuar me këtë vit”, tha Şimşek.

Në dhjetor të vitit të kaluar, banka qendrore filloi të ulë normat e interesit pasi e kishte mbajtur të pandryshuar për tetë muaj. Që nga korriku, banka qendrore i ka ulur normat me 650 pikë bazë në 39.5%.

Inflacioni ka rënë në rreth 33%, nga 75% që ishte në maj të vitit të kaluar.

Shqipëria 1 Dhjetor Edel Strazimiri

Si ka nisur ky muaj për valutat kryesore?

Java dhe ky muaj i fundit i vitit ka nisur në qëndrueshmëri për të gjitha valutat kryesore me monedhën europiane e cila është blerë sot me 96.2 lekë dhe......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat