Europa Postuar më 5 Maj 2026, 10:17

Ekonomia greke, në "lupën" e Fitch - Cilat janë pikat "kyçe" që do të shqyrtojë agjencia e vlerësimit të kreditit?

Nga Dorian Koça

Ekonomia greke, në "lupën" e Fitch - Cilat janë pikat

Qeveria greke po pret vendimin e Fitch mbi ekonominë e vendit, mes pasigurive të vazhdueshme për shkak të situatës në Lindjen e Mesme dhe pasi ka rishikuar tashmë  për keq, si rritjen ashtu edhe inflacionin për këtë vit, diçka që u pasqyrua në Perspektivën Afatmesme, e cila iu dorëzua Komisionit Evropian.

Sidoqoftë, ekzistojnë rreziqe të konsiderueshme që çdo investitor duhet t'i vlerësojë, gjë që reflektohet edhe nga perspektiva e agjencive të vlerësimit. Greqia ende ka një borxh publik të lartë, pavarësisht faktit se ai po zvogëlohet si përqindje e PBB-së. Kjo mund të shkaktojë shqetësime në periudha ngadalësimi ekonomik, ose goditjeve negative të jashtme. Greqia vazhdon të ketë borxhin publik më të lartë në të gjithë Evropën, megjithëse Italia pritet ta tejkalojë atë në fund të vitit 2026, të paktën sipas parashikimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Deri më tani, Greqia ka siguruar vlerësime të qëndrueshme nga agjencitë kryesore ndërkombëtare, duke mbajtur një pozicion brenda gradës së investimit, pavarësisht sfidave të borxhit dhe presioneve fiskale. Por ajo mbetet në fundin e ulët të shkallës së gradës së investimit "B". Dhe kjo nuk pritet të ndryshojë këtë vit.

Përveç kësaj, në Greqi pritet të mbahen zgjedhjet parlamentare jo më vonë se gjysma e parë e vitit 2027. Si pasojë, rezultatet e mundshme do të jenë gjithashtu "nën mikroskopin" e shtëpive të vlerësimit, të cilat do të fillojnë vjeshtën e ardhshme, pas atyre të Fitch .

Është karakteristike që Standard & Poor's mbajti një qëndrim "prit dhe shiko" në vlerësimin e parë të ekonomisë greke këtë vit, i cili u bë publik më 24 prill, nën peshën e pasigurisë gjeopolitike në Lindjen e Mesme dhe presioneve mbi energjinë. Vlerësimi i radhës nga e njëjta agjenci është në tetor.

S&P vëren se kreu vlerësimin e saj gjysmëvjetor të aftësisë kreditore të Greqisë, bazuar në të dhënat më të fundit, pa publikuar një raport të ri. Agjencia e kishte përmirësuar Greqinë në gradën e investimit prillin e kaluar.

Vendimi i agjencisë ishte i pritshëm duke pasur parasysh situatën aktuale. Përveç kësaj, edhe agjenci të tjera ndërkombëtare kanë mbajtur të njëjtin qëndrim të kujdesshëm në të kaluarën.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat