“Ekonomia globale ende nuk e ndien dhimbjen e tarifave” - Kreu i BQE: Vetëm çështje kohe, para se barra t’i kalojë konsumatorit
Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane (ECB), Christine Lagarde, deklaroi se ekonomia globale “ende nuk e ndien dhimbjen e tarifave doganore” të vendosura nga presidenti amerikan Donald Trump.
Lagarde u shpreh se do të vijë një moment që eksportuesit dhe importuesit nuk do të mund të përballojnë më marzhet e ulëta të fitimit dhe do të detyrohen të rrisin çmimet.
“Sa gjatë do ta pranojnë eksportuesit dhe importuesit këtë presion mbi fitimin, mbetet për t’u parë. Dhe kur të mos e përballojnë më, atëherë barra do t’i kalojë konsumatorit. Pra, është çështje kohe,” tha ajo.
Kreu i BQE-së theksoi se tarifat janë një nga dy faktorët kryesorë që kanë transformuar ekonominë globale. Faktori tjetër, sipas saj, lidhet me zhvillimet në teknologji.
“Transformimi vjen nga disa gjëra. Së pari nga tarifat, që kanë ndryshuar hartën e tregtisë në botë, kanë krijuar aleanca të reja dhe kanë riformuar mënyrën se si bëjmë tregti me njëri-tjetrin. Faktori i dytë është ndikimi i inteligjencës artificiale në gjithçka që bëjmë.”
Christine Lagarde është në krye të Bankës Qendrore Evropiane që nga viti 2019. Më parë ka shërbyer në qeverinë franceze si ministre e tregtisë së jashtme dhe si drejtoreshë e Përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).
Kur u pyet për tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, ajo shtoi gjithashtu se një pjesë e tyre është pozicionim strategjik.
“Kjo situatë është tipike për taktikat negociuese nga të dyja palët. Por, vendet do të detyrohen të ulen në tavolinën e negociatave, sepse është në interes të të dyja ekonomive, pavarësisht armiqësisë që ekziston mes tyre,” u shpreh Lagarde.

Vlora dhe Durrësi, me qiratë më të ulëta në Europë/ Por, regjistruan rritje gjatë 2024-ës për shkak të turizmit
Sipas raportit më të fundit të Indeksit të Pronave 2025 nga Deloitte, qytetet e Vlorës dhe Durrësit janë renditur ndër më të përballueshmet për qiramarrësit......

Qeveria britanike premton 400,000 vende të reja pune - Synon të zgjerojë sektorin e energjisë së pastër deri në vitin 2030
Britania e Madhe ka shpallur plane për të trajnuar dhe punësuar më shumë punëtorë në sektorin e energjisë së pastër. Qeveria ka premtuar krijimin e 400,000......

Cilat vende ofrojnë makinat më të shtrenjta? - Çmimet e automjeteve në Evropë. Kryeson Turqia
Krahasimi i çmimeve të makinave në të gjithë Evropën është një sfidë komplekse. Indeksi i nivelit të çmimeve për “pajisjet e transportit personal”, i......

Ndërtimi i hekurudhës Vorë-Hani i Hotit - 16 kompani nga Evropa dhe Azia, në garë për projektin 368 mln euro
16 kompani nga Evropa dhe Azia kanë shprehur interes për ndërtimin e linjës hekurudhore Vorë – Hani i Hotit. TV SCAN ka mësuar se faza e parë e......

Gratë dhe fëmijët, të ekspozuar ndaj pasigurive ekonomike/ Pavarësisht rënies së varfërisë, pabarazitë gjinore dhe sociale vazhdojnë
Të dhënat më të fundit nga Anketa e të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës tregojnë se rreziku për të qenë i varfër në Shqipëri ka vijuar të ulet, duke arritur......

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut - Partia në pushtet VMRO-DPMNE shpall fitore bindëse pas raundit të parë
Partia në pushtet, VMRO-DPMNE shpalli fitore bindëse pas raundit të parë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, më 19 tetor. VMRO-DPMNE do të ketë......

Mundësi punësimi për të gjitha nivelet arsimore - AKPA: 6000 pozicione të lira në të gjithë vendin
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive ka shpallur 6000 oferta punësimi në të gjithë vendin. Qindra pozicione në sektorë të ndryshëm janë të......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan nuk ka pësuar luhatje të ndjeshme gjatë fundjavës duke e nisur këtë javë në qëndrueshmëri teksa është blerë këtë mëngjes me 82.5 lekë dhe......