Ekonomia gjermane tkurret për të dytin vit radhazi - Kostot e energjisë dhe konkurrenca në rritje, ndër shkaktarët kryesorë
Ekonomia e Gjermanisë u tkurr për të dytin vit radhazi në 2024, duke nënvizuar ashpërsinë e rënies me të cilën përballet centrali i prodhimit të Evropës. Zyra Federale e Statistikave njoftoi se ekonomia më e madhe e kontinentit u tkurr me 0.2 për qind vitin e kaluar, pasi u reduktua me 0.3 për qind në vitin 2023.
"Gjermania po përjeton stanjacionin më të gjatë të historisë së saj të pasluftës," thanë ekonomistët e institutit Ifo me bazë në Mynih, duke shtuar se vendi gjithashtu po performonte më dobët në raport me shtetet e tjera.
Konfirmimi se Gjermania po vuan një nga krizat ekonomike më të zgjatura në dekada, vjen gjashtë javë përpara zgjedhjeve të parakohshme. Fushata ka qenë e dominuar nga spektri i deindustrializimit, infrastrukturës së shkatërruar dhe dilemës rreth frenimit të borxhit që kufizon shpenzimet publike.
Ndërsa prodhimi i sektorit privat u tkurr, konsumi i qeverisë u rrit ndjeshëm me 2.6 për qind krahasuar me vitin 2023. Zyra Federale e Statistikave fajësoi "presionet ciklike dhe strukturore" për performancën e dobët, duke vënë në dukje "rritje të konkurrencës për industrinë gjermane të eksportit, kostot e larta të energjisë, normën e lartë të interesit dhe një perspektivë të pasigurt ekonomike.”
Në tre muajt deri në dhjetor, prodhimi ra me 0.1 për qind krahasuar me tremujorin e tretë. Bundesbank njoftoi se stanjacioni do të vazhdonte këtë vit, duke parashikuar rritje prej vetëm 0.1 për qind dhe duke paralajmëruar se një luftë tregtare me SHBA-në do të shkaktonte një tjetër vit tkurrje ekonomike.
Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, është zotuar të vendosë tarifa totale deri në 20 për qind për të gjitha importet amerikane. Gjermania po lufton me krizën në industrinë e saj të automobilave, të nxitur nga konkurrenca kineze dhe tranzicioni i shtrenjtë drejt makinave elektrike, krahas kostove të larta të energjisë dhe kërkesës së vakët të konsumatorëve.
Sondazh

Gjurmim fiskal “arab” për mallrat e importit - Firmoset marrëveshja e bashkëpunimit me Emiratet e Bashkuara Arabe
Krahas marrëveshjes për lidhjen energjetike nënujore mes Shqipërisë dhe Italisë, në Abu Dhabi është nënshkruar edhe marrëveshja për krijimin e Agjencisë së......

Bllokohen sms dhe telefonatat promocionale - Ngrihet regjistri që “mbledh” kompanitë dhe qytetarët. Si do të funksionojë?
Mesazhet, telefonatat dhe e-mailet promocionale të kompanive në vend që ofrojnë shërbime të ndryshme dhe apo që shesin produkte, kundrejt qytetarëve, pa......

SHBA, deficiti buxhetor arrin 711 mld USD - Shpenzimet u rritën, ndërsa të ardhurat nga taksat pësuan rënie
Deficiti buxhetor i SHBA-së arriti një rekord të ri në periudhën tetor-dhjetor, sipas të dhënave të Departamentit të Thesarit, pasi shpenzimet u rritën......

Kursi i këmbimit/ Forcohen Dollari dhe Franga
Dollari amerikan ka regjistruar rritje të lehtë të kuotës nga dje teksa blihet sot me 94.9 lekë dhe shitet me 96 lekë sipas kursit të këmbimit......

Resorti në Sazan shpallet investim strategjik - Vendimi/Projekti me vlerë 1.4 mld euro do shtrihet në 45 ha, 1 000 persona të punësuar
Projekti për ndërtimin e resortit turistik në ishullin e Sazanit ka marrë statusin e investimit strategjik, si një projekt i integruar turistik dhe i një......

Çfarë e “kërcënon” ekonominë shqiptare? WEF: Nga emigrimi, deri tek pamjaftueshmëria e shërbimeve publike dhe pabarazia
Edhe këtë vit, Forumi Ekonomik Botëror (WEF) ka publikuar raportin e rreziqeve për ekonominë globale. Mes vendeve të marra në analizë është edhe Shqipëria,......

“Investim i madh amerikan në energji”-Rama shpjegon: Pse po bashkëpunojmë me arabët
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar fillimin e një investimi të madh amerikan në sektorin energjetik”. Pas marrëveshjes së nënshkruar mes Shqipërisë, Italisë......

Përfitimet e linjës nënujore të energjisë me Italinë/Ekspertët: Mundësi për uljen e mëtejshme të çmimit të energjisë
Këtë të mërkurë, Shqipëria, Italia dhe Arabia Saudite nënshkruan një marrëveshje trepalëshe për ndërtimin e linjës nënujore të transmetimit të energjisë......