Ekonomia e Zvicrës rritet papritur - Shmang tkurrjen para goditjes së tarifave amerikane
Ekonomia e Zvicrës u zgjerua papritur në tremujorin e dytë të vitit, para se vendi të goditej nga një prej tarifave më të larta të SHBA-së. Rritja prej 0.1% ishte më e mirë se tkurrja prej 0.1% që ekonomistët parashikonin në një sondazh të Bloomberg. Ndërsa tremujori i mëparshëm kishte shënuar rritje prej 0.8%, nxitur nga eksportuesit që përshpejtuan shitjet drejt SHBA-së përpara se tarifat të hynin në fuqi.
Këto shifra pozitive vijnë në një moment të vështirë për Zvicrën, që është përballur me vendosjen e një takse 39%, nga Presidenti amerikan Donald Trump, niveli më i lartë midis vendeve të zhvilluara. Megjithatë, analistët mbeten optimistë se mund të shmanget një recesion. Sekretari amerikan i Thesarit Scott Bessent është shprehur se SHBA synon të përfundojë bisedimet deri në fund të tetorit me vendet që nuk kanë arritur marrëveshje. Zyrtarët zviceranë e vlerësojnë këtë si një sinjal pozitiv për të arritur kushte më të favorshme.
Sekretariati Shtetëror për Çështjet Ekonomike theksoi se “performanca negative në industrinë prodhuese është balancuar me përfitimet nga sektori i shërbimeve.” Një sondazh tjetër i Bloomberg këtë javë parashikon një rritje ekonomike prej 1.4% për këtë vit, duke tejkaluar zonën e euros, nëse arrihet një tarifë më e ulët dhe industria farmaceutike shmang taksat e rënda.
Qeveria zvicerane është po ashtu optimiste, duke mbajtur parashikimin e qershorit për zgjerim ekonomik në 2025, përkundrejt një skenari më negativ që parashikon rritje me vetëm 0.8%. Disa kompani po shqyrtojnë mundësinë e transferimit të pjesës së prodhimit jashtë Zvicrës për të shmangur tarifat e reja.
Ndërkohë, sektori i barnave, aktualisht i përjashtuar nga tarifat mbetet një pikëpyetje, pasi Trump paralajmëroi masa të reja për këtë industri. Gjigantët farmaceutikë Roche Holding AG dhe Novartis AG zhvilluan takime të enjten me qeverinë zvicerane për të diskutuar situatën.
Të dhënat e përjashtojnë ndikimin e ngjarjeve të mëdha sportive që mund të shtojnë artificialisht Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) zviceran. Vendi është shtëpia e disa organizatave sportive globale. Për shembull, në rastet kur organizohen Lojërat Olimpike dhe të ardhurat për Komitetin Olimpik Ndërkombëtar përfshihen në PBB pa përfaqësuar aktivitet ekonomik real.

Greqia forcon lidhjet energjetike me rajonin - Planifikon tre projekte të reja me Shqipërinë, Turqinë dhe Italinë
Greqia synon të forcojë lidhjet me sistemet elektrike të vendeve fqinje, falë operatorit grek të transmetimit të energjisë IPTO. Kjo është pjesë e një......

BE-SHBA, rregullorja digjitale vonon marrëveshjen - Uashingtoni pretendon lëshime për kompanitë teknologjike amerikane
Bashkimi Evropian kërkon të parandalojë Shtetet e Bashkuara që të shënjestrojnë rregullat e tij digjitale, sipas Financial Times. Të dyja palët po punojnë......

Zbulohen monedhat bullgare Euro - Ndërthuren trashëgimia dhe simbolet kombëtare
Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, i ofroi publikut një pamje të parë të monedhave euro të Bullgarisë përmes një postimi në rrjetet......

Malaj: 14770 punonjës më shumë të deklaruar në qershor
Tregu i punës në Shqipëri po reflekton shenja të qarta të rritjes ekonomike dhe përmirësimit të formalizimit, sipas të dhënave të bëra publike sot nga......

Cilat janë programet e strehimit social? - Nga banesat me qira, te “çatia” për të pastrehët
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka publikuar udhëzuesin e ri për strehimin social, një dokument i rëndësishëm që synon të vendosë një......

Normat e interesit, të favorshme për kreditë në lekë - BSH: 3.8% në huatë për blerje banese. Konsumatorja, me luhatshmëri më të lartë
Ulja në 2.5% që Banka e Shqipërisë i bëri normës bazë të interesit gjatë muajit korrik u pasqyrua menjëherë në uljen e normave të interesit nga bankat......

Tendencat digjitale në Shqipëri - Çfarë aplikacionesh po përdoren më shumë?
Prej disa muajsh, në Shqipëri po shfaqet një tendencë e qartë për aplikacionet më të shkarkuara, duke reflektuar edhe preferencat në rritje të shqiptarëve......

“Boshatiset” Zelanda e Re - Largimi i shtetasve, në nivelin më të lartë që nga viti 2012
Zelanda e Re ka regjistruar numrin më të lartë të largimeve të shtetasve që nga viti 2012, ndërsa ekonomia e vendit po ngadalësohet. Gjatë 12 muajve deri në......