Europa Postuar më 20 Shkurt 2026, 09:55

Drafti “Made in Europe” - BE synon mbrojtjen nga Kina dhe SHBA

Nga Dorian Koça

Drafti “Made in Europe” - BE synon mbrojtjen nga Kina dhe SHBA

Ministri britanik i marrëdhënieve me BE ka bërë me dije se plani "Made in Europe" i Bashkimit Europian mund të ndikojë në zinxhirët e furnizimit duke krijuar barriera të panevojshme tregtare midis Londrës dhe disa vendeve anëtare të BE-së.

Reagimi vjen ndërsa Komisioni Europian përgatitet të miratojë një ligj javën e ardhshme, i cili implikon se një pjesë minimale e produkteve të mbështetura nga paratë publike në sektorët strategjikë- si ai i energjisë eolike dhe diellore, të prodhohen brenda kontinentit.

"Shqetësimi im është se nëse do të arrihen kërkesa shumë të rrepta preferenciale, do të rrezikonit të influenconit negativisht zinxhirët tanë të furnizimit të integruar thellësisht, duke krijuar kështu pengesa në marrëdhëniet tregtare Britani-BE, me pasoja tepër të larta në shpenëzime gjithashtu", ishin fjalët e tij. Ai argumentoi se Britania dhe BE ndodhen përballë së njëjtës sfidë mbi stimulimin dhe rritjen e konkurueshmërisë dhe produktivitetin.

Gjashtë vite pas daljes zyrtare nga BE (Brexit), Mbretëria e Bashkuar- në drejtimin e kryeministrit Keir Starmer, po punon për të përmirësuar lidhjet diplomatike dhe ekonomike me bllokun europian I cili është njëkohësisht dhe partneri i saj më i madh tregtar.

Strategjitë politike të Starmer duket se po synojnë përafrimin e mëtejshëm me tregun e vetëm të BE, i cili lejon që mallrat, shërbimet, kapitali dhe njerëzit të lëvizin lirshëm nëpër shtetet anëtare.

Drafti i planit "Made in Europe" e përcakton BE si Zonën Ekonomike Europiane, në të cilën përfshihen 27 shtetet anëtare plus Islanda, Lihtenshtajni dhe Norvegjia, por jo Britania. Megjithatë, parlamentarët janë treguar të hapur duke thënë se në të ardhmen mund të shtohen edhe "partnerë të tjerë të besuar".

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat