Europa Postuar më 29 Maj 2026, 10:36

“Do të zbatojmë kërkesat e BE”/ Kompania Temu reagon pas gjobës prej 200 milionë euro

Nga Dorian Koça

“Do të zbatojmë kërkesat e BE”/ Kompania Temu reagon

Një ditë më parë, Komisioni Evropian i vendosi një gjobë prej 200 milionë euro shitësit kinez online Temu për mosveprim në ndalimin e shitjes së produkteve të paligjshme.

Penalizime të mëtejshme mund të pasojnë në muajt në vijim si rezultat i një hetimi gati dyvjeçar sipas Aktit të Shërbimeve Digjitale, e cila kërkon që kompanitë e mëdha online të bëjnë më shumë për të trajtuar përmbajtjen e paligjshme dhe të dëmshme në platformat e tyre.

Rregullatorët e BE-së hetuan Temu-n pas ankesave nga organizata pan-evropiane e konsumatorëve BEUC dhe 17 anëtarëve të saj kombëtarë. Komisioni Evropian tha se kompania dështoi të identifikonte, analizonte dhe vlerësonte rreziqet sistemike të produkteve të paligjshme të shitura në platformën e saj dhe dëmin që rezultoi për konsumatorët në Bashkimin Evropian.

Ajo kritikoi Temu-n për mosvlerësim të duhur të mënyrës se si sistemet e saj të rekomandimit dhe programet e promovimit të produkteve nga ndikuesit e lidhur mund të amplifikonin rreziqet e shitjes së produkteve të paligjshme.

Ndërkohë, ka reaguar edhe kompania kineze. "Temu respekton objektivat e Aktit të Shërbimeve Digjitale dhe nevojën për rregulla të qarta dhe të qëndrueshme në të gjithë ekonominë digjitale. Megjithatë, ne nuk pajtohemi me vendimin e Komisionit Evropian dhe e konsiderojmë gjobën si joproporcionale", tha Temu në një deklaratë.

Sipas platformës kineze, vendimi lidhet me vlerësimin në vitin 2024 dhe nuk pasqyron gjendjen aktuale të sistemeve. “Temu u angazhua në mënyrë konstruktive me Komisionin gjatë gjithë procesit dhe që atëherë ka ndërmarrë hapa të mëtejshëm për të forcuar vlerësimin e rrezikut, qeverisjen e platformës dhe mbrojtjen e përdoruesve", shtoi Temu, e cila tha gjithashtu se do të vazhdonte të angazhohej me rregullatorët dhe se po shqyrtonte të gjitha opsionet e saj për këtë çështje.

Komisioni i dha Temu-t afat deri më 28 gusht për të paraqitur një plan veprimi që rregullatorët do ta vlerësojnë, nëse kompania ka bërë mjaftueshëm për t'u përputhur me DSA-në që duhet të dorëzohet brenda dy muajsh.

Kompanitë përballen me gjoba deri në 6% të xhiros së tyre vjetore globale për shkelje të DSA-së. Gjoba ndaj Temu është e dyta, pasi rrjeti social X i Elon Musk u gjobit me 120 milionë euro dhjetorin e kaluar.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat