Europa Postuar më 22 Janar 2026, 17:53

Davos, Zelenski i pakënaqur me Europën, pritet takimi trepalësh SHBA – Rusi – Ukrainë 

Nga SCAN TV

Davos, Zelenski i pakënaqur me Europën, pritet takimi trepalësh

Në fjalimin e tij në Davos, Presidenti i Ukrainës, Zelenski akuzoi liderët europianë se në vend që të veprojnë vetë presin direktiva nga Trump. Sipas tij, Europa është e humbur dhe e përçarë dhe në betejën e aseteve të ngrira ruse, ka fituar Vladimir Putin. “Të gjithë i dhanë vëmendje Groenlandës, dhe është e qartë se shumë udhëheqës nuk dinë çfarë të bëjnë për të. Europa duhet të mësohet të mbrojë veten” tha Zelensky.

Gjatë fjalimit ai e këshilloi Europën të luajë një rol më të fuqishëm në goditjen e flotës ruse që qëndron në hije dhe tha se Rusia e ka tepër të lehtë të prodhojë raketa pavarësisht sanksioneve. Sipas tij rreziku ndaj Europës është ekzistencial dhe kontinenti ka nevojë për forca të bashkuara të armatosura. “Sot, Europa i mban shpresat tek besimi se nëse ka një rrezik NATO do të reagojë. Por askush nuk e ka parë me të vërtetë NATO-n në veprim. Nëse Putini vendos të marrë Lituaninë apo godasë Poloninë, kush do të përgjigjet? Tani, NATO ekziston falë besimit se SHBA-të do të veprojnë eventualisht.. po nëse kjo nuk ndodh?” pyeti Zelensky.

Fjala e Zelenskit u mbajt vetëm pak minuta pas takimit që ai pati me Donald Trump ku u diskutua për një marrëveshje paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës. Zelensky deklaroi se takimi i parë trepalësh mes Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusisë dhe Ukrainës do të zhvillohet nesër dhe pasnesër në Emiratet e Bashkuara Arabe. “Shpresoj që Emiratet të jenë në dijeni. Ndonjëherë marrim surpriza nga pala amerikane”, u shpreh ai duke iu përgjigjur pyetjeve që ju bënë në Davos.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat