Danimarka, në mbrojtje të Groenlandës - 2 miliardë euro për të rritur prezencën ushtarake në arktik
Danimarka do të shtojë prezencën ushtarake në rajonin e Arktikut, duke investuar rreth 2 miliardë euro për të mbrojtur territorin. Ky vendim vjen pas tensioneve me Presidentin amerikan Donald Trump në lidhje me kontrollin e Groenlandës.
Danimarka do të investojë 1.95 miliardë euro për të rritur praninë e saj ushtarake në rajonin e Arktikut dhe Atlantikut të Veriut, njoftoi Ministria e Mbrojtjes në vend. Kjo lëvizje vjen pas tensioneve të fundit për Groenlandën, pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka kërkuar vazhdimisht të marrë kontrollin e territorit.
Ministria theksoi “sfida serioze në lidhje me sigurinë dhe mbrojtjen në Arktik dhe Atlantikun Verior," duke shtuar se paketa do të përfshijë tre anije të reja, dy dronë shtesë vëzhgues me rreze të gjatë dhe kapacitet satelitor për të përmirësuar mbikqyrjen.
Bashkimi Evropian ka thënë se "nuk negocion" me SHBA-në kur bëhet fjalë për sovranitetin e Danimarkës, duke shprehur mbështetje për qeverinë daneze. Trump ka thënë vazhdimisht se Shtetet e Bashkuara do të fitojnë kontrollin e ishullit, pavarësisht se qeveria daneze këmbëngul se territori nuk është në shitje.
Groenlanda ka një pozicion strategjik të rëndësishëm, pasi ndodhet në rrugën më të shkurtër nga Amerika e Veriut në Evropë.
Presidenti amerikan fillimisht hodhi idenë për të marrë kontrollin e territorit gjatë mandatit të tij të parë, duke këmbëngulur se ishte një "domosdoshmëri" për sigurinë ndërkombëtare. Ai ka shtuar përpjekjet për të kontrolluar Groenlandën që nga kthimi i tij në Shtëpinë e Bardhë, duke refuzuar të përjashtojë përdorimin e forcës ushtarake për të arritur qëllimin.
Burimet e pasura natyrore të ishullit kanë tërhequr gjithashtu vëmendjen e vendeve si Rusia dhe Kina, të cilat kanë rritur aktivitetet e tyre minerare dhe praninë ushtarake në Arktik.
Sondazh

Gjermania, pesimiste për të ardhmen - Redukton parashikimin për rritjen ekonomike në 2025
Gjermania ka reduktuar parashikimin e saj për rritjen ekonomike të këtij viti, duke e çuar në 0.3%. Ekonomia gjermane është përballur me sfida të mëdha gjatë......

Nis rehabilitimi i aksit rrugor, Fier-Kthesa e Patosit-Fratar - Balluku inspekton punimet!
Aksi rrugor Fier-Kthesa e Patosit-Fratar po i nënshtrohet një rehabilitimi të plotë. Projekti parashikon, njw ndërhyrje të thellë në rrugën ekzistuese, si......

Spanja, me rritjen më të fortë ekonomike në eurozonë - Turizmi, bujqësia dhe eksportet nxitën zgjerimin në vitin 2024
Spanja pati rritjen më të fortë ekonomike të eurozonës në vitin 2024, duke tejkaluar pritshmëritë e Bankës Qendrore. Rritja e shpejtë u ndihmua nga turizmi,......

Energjia elektrike, “kyç” për uljen e gazeve - Komuniteti i Energjisë kërkon mekanizma shtesë për të përshpejtuar tranzicionin
Sekretariati i Komunitetit të Energjisë kërkon përfshirjen e mekanizmave shtesë për të përshpejtuar tranzicionin e energjisë në të gjithë shtetet anëtare,......

Si do gjurmohen transaksionet e dyshimta? - Rastet kur raportohen/ Bankat dhe pikat valutore krijojnë profilin e rrezikut për klientët
Institucionet bankare dhe jo bankare, shoqëritë e kursim kreditit apo pikat e këmbimit valutor, janë të detyruara të gjurmojnë dhe raportojnë çdo transaksion......

Energjia, pak oferta nga furnizuesit privatë - ERE ka vendosur detyrimin, por vetëm 4 kompani janë bërë pjesë e platformës
Të gjithë furnizuesit e energjisë elektrike kanë detyrimin të publikojnë ofertat e tyre në Platformën e Krahasimit të Çmimeve, të ngritur nga Enti......

Gazheli: Doganat, analiza e riskut me inteligjencë artificiale - Dhoma Amerikane organizon forum biznesi për sipërmarrjen 2025
Dhoma Amerikane organizoi një forum biznesi me në fokus procedurat doganore dhe sipërmarrjen 2025. Disa nga çështjet që u ngritën në këtë forum ishin......

Rritet euro, këmbehet me 100 lekë - Përmirësohet ndjeshëm pas një zhvlerësimi të fortë disamujor
Pas muajsh të tërë zhvlerësimi të euros në raport me lekun, monedha evropiane është këmbyer tashmë me 100 lekë. Që prej gushtit, euroja kishte rënë poshtë......