“Cigaret po bëhen më të përballueshme në Evropë” - Raporti i OBSH: Taksa mbi duhanin, masa më efektive për uljen e konsumit
Cigaret po bëhen më të përballueshme në pjesën më të madhe të Evropës, ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë, ndërsa Komisioni Evropian po shqyrton super-taksa të reja mbi produktet e duhanit dhe cigaret elektronike.
Kostoja për blerjen e 2,000 cigareve të markës më të njohur, e matur sipas produktit të brendshëm bruto për frymë, ra në 14 nga 27 vendet e BE-së gjatë dekadës 2014-2024, thuhet në raportin e OBSH-së për Epideminë Globale të Duhanit.
OBSH nënvizon se qeveritë në mbarë botën nuk po e taksojnë duhanin mjaftueshëm, edhe pse taksat më të larta janë mënyra më efektive për të ulur konsumin. Në vitin 2024, vetëm 15 përqind e popullsisë së botës jetonte në vende që taksojnë cigaret në nivelin e rekomanduar nga OBSH prej 75 përqind ose më shumë të çmimit të markës më të njohur.
Evropa ende e takson ndjeshëm duhanin krahasuar me pjesën tjetër të botës, me 21 nga 27 vendet e BE-së që arrijnë nivelin minimal të rekomanduar nga OBSH. Gjermania ka rezultatin më të ulët në BE, duke taksuar 61.4 përqind të çmimit të markës më të njohur.
Por Komisioni Evropian synon më lart, duke sugjeruar rritjen e taksave minimale për cigaret nga 90 € në 215 € për 1,000 njësi. Sipas vlerësimit të ndikimit, taksa mbi duhanin e mbështjellë duhet të rritet me 258 përqind.
Në përputhje me raportin e OBSH-së, dokumenti i Komisionit tha se taksat dhe çmimet më të larta të duhanit "kanë treguar se janë masa më efektive për të ulur përdorimin e përgjithshëm". Por nivelet aktuale minimale të taksave "kanë humbur efektshmërinë në uljen e konsumit të duhanit”. Rreth 40 përqind e rënies gjatë dekadës së fundit në BE ka ardhur për shkak të taksimit, thuhet në dokument.
Industria e duhanit kundërshton rritjet e mëdha të taksave në BE, duke argumentuar se tarifat e larta nxisin tregtinë e paligjshme të duhanit. Por një raport i kohëve të fundit nga agjencia evropiane e krimit, Europol, zbuloi se ndërsa taksat e larta janë një faktor, prodhimi i paligjshëm mbështetet gjithashtu nga ndërprerja e zinxhirëve të furnizimit për shkak të situatave të krizës, përmirësimi i sigurisë në tregtinë e cigareve të markave origjinale dhe rritja e kapacitetit të fabrikave të paligjshme.

Kredi 113.6 mln euro për reforma fiskale dhe në energji - Masat, zgjerim i bazës tatimore dhe mbështetje për energjinë rinovueshme
Qeveria do të marrë kredi prej 113.6 mln euro për të mbështetur fazën e dytë të programit “Aftësia ripërtëritëse dhe zhvillimi i gjelbër”, teksa projekligji......

Zelensky dhe Këshilli i Europës nënshkruajnë marrëveshje për të ngritur gjykatën për luftën në Ukrainë!
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës (KE) Alain Berset kanë nënshkruar të mërkurën në Strasburg një......

SHBA dhe Irani do të rinisin negociatat javën tjetër - Në fokus, bisedimet mbi programin bërthamor të Teheranit
Izraeli dhe Irani duket se e respektuan armëpushimin e brishtë midis tyre për të dytën ditë dhe Presidenti i SHBA-së Donald Trump pohoi se zyrtarët amerikanë......

Sistem shtetëror për të dhënat e turizmit - Cilat janë institucionet dhe subjektet që do të kontribuojnë për sektorin?
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka hartuar një projektvendim, që synon ngritjen e një sistemi shtetëror të të dhënave për sektorin e turizmit, i cili do të......

Ku janë 4 mijë të rinjtë që “mungojnë” këtë vit? Tregu i punës/ Grupmosha 15-29 vjeç, në “kurthin” e inaktivitetit dhe emigrimit
Shkalla e punësimit në tre muajt e parë të vitit ka arritur në 58.3 % për popullsinë mbi 15 vjeç, një rritje modeste krahasuar me tremujorin paraardhës.......

Dobësohet sërish Dollari amerikan – Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan është blerë sot me 83.1 lekë dhe është shitur me 84.6 lekë duke regjistruar sërish rënie nga dita e djeshme sipas kursit të këmbimit......

Njihen vitet e punës për ish-ndërmarrjet bujqësore - Qeveria miraton vendimin. Sa persona pritet të përfitojnë?
Këshilli i Ministrave ka miratuar listën e ish-ndërmarrjeve bujqësore, sipas vitit të krijimit dhe territorit të ushtrimit të aktivitetit, për efekt pensioni......

Cilët janë humbësit e mëdhenj të konfliktit Izrael-Iran? - Interesat e shumë superfuqive ndërthuren në Lindjen e Mesme
Nuk është ende e qartë nëse konflikti midis Izraelit dhe Iranit është mbyllur përfundimisht, pavarësisht se Shtetet e Bashkuara shpallën një armëpushim. Një......