Europa Postuar më 22 Maj 2025, 12:31

BYD “sfidon” rivalët evropianë - Kompania kineze prezanton makinën e re elektrike në Evropë

Nga Kristi Ceta

BYD “sfidon” rivalët evropianë - Kompania kineze prezanton

Prodhuesi kinez i automjeteve elektrike BYD prezantoi makinën me kosto të ulët Dolphin Surf, që u bë modeli i tij i 10-të i disponueshëm në Evropë. Eventi i Berlinit rrit presionin mbi rivalët evropianë për të prodhuar alternativa më të përballueshme, me koston që është ende një pengesë e madhe për zgjerimin e tregut vendas.

Deri në fund të qershorit, versionet do të jenë të disponueshme me një çmim ofertë prej 19,990-24,990 eurosh, njoftoi kreu i shitjeve të BYD.

Vetëm një numër i vogël modelesh, si Dacia Spring ose T03 i Leapmotor, janë në shitje në Evropë për nën 20,000 euro, megjithëse 11 makina të reja me çmim nën 25,000 euro do të dalin këtë vit, duke përfshirë Renault R5, Fiat Grand Panda dhe Hyundai Inster.

"Segmenti i makinave kompakte është kufiri i ardhshëm për elektrifikimin në Evropë. Ne mendojmë se ky treg ka potencial të madh," thanë burime nga BYD në Berlin.

Versioni kinez i automjetit, Seagull, ka nxitur rritjen eksponenciale të BYD në Kinë, i dyti vetëm pas Model Y të Tesla-s në shitjet totale në vitin 2024 me mbi 442,000 regjistrime.

Në nivel global, shitjet e modelit janë rritur me 45% këtë vit deri më tani në 170,000. BYD, që vitin e kaluar e tejkaloi Tesla-n duke u bërë prodhuesi më i madh i automjeteve elektrike në botë, po riorganizon operacionet e saj evropiane, duke zgjeruar rrjetin e shitësve e duke ofruar më shumë versione hibride.

Të dhënat tregojnë se riorganizimi po funksionon. Në Gjermani, u realizuan 2,791 shitje në katër muajt e parë të vitit, duke iu afruar shpejt 2,891 automjeteve të regjistruara gjatë gjithë vitit 2024.

Ky sukses pasqyrohet në të gjithë Evropën, ku shitjet u katërfishuan në tremujorin e parë në 37,201 makina, në kontrast të thellë me shitjet e Tesla-s, të cilat ranë me 37.2%.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat