Bullgaria, pjesë e eurozonës nga janari 2026 - Vendimi i BQE, do të jetë anëtari i 21-të i bllokut
Komisioni Evropian dhe Banka Qendrore Evropiane i dhanë Bullgarisë miratimin për të vendosur monedhën euro që nga fillimi i vitit 2026.
Në një "raport konvergjence" që përshkruan se si ekonomia e Bullgarisë përputhet me pjesën tjetër të eurozonës, Komisioni tha se Bullgaria përmbushi kriteret formale të nevojshme për të vendosur monedhën që tani përdoret nga 347 milionë evropianë në 20 vende.
Bullgaria, një vend ballkanik që kufizohet me Detin e Zi, iu bashkua bllokut në vitin 2007 dhe do të bëhet vendi i 21-të i eurozonës nga janari i vitit tjetër. Ndryshimi do të lehtësojë flukset tregtare dhe do t'i japë asaj një vend në Këshillin Drejtues të Bankës Qendrore Evropiane që përcakton normat.
Megjithatë, pavarësisht përfitimeve të pritshme, shumë qytetarë bullagë janë skeptikë në lidhje me vendimin. Korrupsioni i përhapur, pabarazia e madhe e të ardhurave dhe kriza politike katërvjeçare, e shënuar nga një seri zgjedhjesh të parakohshme dhe koalicionesh të dobëta, kanë gërryer besimin tek autoritetet. Shumë njerëz kanë frikë nga një rritje e çmimeve gjatë kalimit në euro, siç ka ndodhur në vendet e tjera që u bashkuan gjatë dekadës së fundit.
Një sondazh i Eurobarometrit i publikuar muajin e kaluar nga Komisioni Evropian tregoi se 50% e bullgarëve nuk e mbështesnin monedhën e përbashkët, nga 46% në nëntor.
Mesazhi i qeverisë është optimist. Ministrja e Financave tha javën e kaluar se euro do të sillte më shumë investime dhe stabilitet në Bullgari. Ajo theksoi se qeveria do të nisë një fushatë këtë javë për të siguruar qytetarët mbi përfitimet e vendimit.
Mallrat e përditshme në dyqane tashmë janë të listuara në euro, si dhe në levën bullgare për t'i mësuar njerëzit me konvertimin. Megjithatë, opozita politike e ka kundërshtuar ndryshimin.
Me një pagë mesatare mujore prej 2,443 leva apo 1,420 dollarë, Bullgaria është vendi më i varfër në Bashkimin Evropian.

A do ta ndiejnë shqiptarët rritjen e tarifave amerikane? Eksportet dhe importet e metaleve me SHBA ishin mbi 3.5 miliardë lekë në vitin 2024
Duke marrë shkas nga dyfishimi i tarifave doganore nga 25% në 50% që Shtetet e Bashkuara kanë vendosur për shumicën e importeve të çelikut dhe aluminit,......

Avioni plotësisht elektrik ulet në aeroportin e Nju Jorkut - Kompania amerikane synon zgjerimin e shërbimeve me taksi ajrore
Beta Technologies u bë kompania e parë amerikane që ul një avion tërësisht elektrik me pasagjerë në Aeroportin e ngarkuar John F. Kennedy të Nju......

Kostot në ndërtim, më lirë se një vit më parë/ Shpenzimet për paga dhe makineri "udhëhoqën" rritjen në tre muajt e parë
Ndërtimi po luan një rol të rëndësishëm në ekonominë shqiptare, sidomos vitet e fundit, ku numri i ndërtimeve dhe vlera e tyre kanë pësuar një rritje të......

Si pritet të ndryshojnë rezidencat qeveritare? - Finalistët prezantojnë rikonceptimin e Vilave në Velipojë dhe Vlorë
Shtatë finalistët e fazës së dytë të “Hospitality Albania”, prezantuan projekt-idetë arkitekturore për rikonceptimin dhe modernizimin e rezidencave qeveritare.......

Kompanitë ajrore i qëndrojnë objektivit “zero neto” - Masa vjen pavarësisht dyshimeve për furnizimin me karburant ekologjik
Linjat ajrore globale përfunduan një samit dyditor duke iu përmbajtur një objektivi për emetime neto zero deri në vitin 2050, por nuk munguan shqetësimet në......

Një hap përpara drejt teknologjisë së avancuar - Investimi shqiptar në startup-in e Mira Muratit. Një risk i zgjuar?
Një investim prej 10 milionë eurosh nga buxheti i shtetit në startup-in e Mira Muratit ka tërhequr vëmendjen si një hap përpara drejt teknologjisë së......

Për çfarë marrin më shumë hua shqiptarët? - BSH: Kredia konsumatore arriti në 92 mld lekë në fund të tremujorit të parë
Tre muajt e parë të 2025 kanë dëshmuar një rritje të kërkesës së qytetarëve për financim nga bankat. Gjatë kësaj periudhe, nuk janë marrë vetëm më shumë......

Rrugë e re për hyrjen në Shkodër - Nisin punimet, Balluku: Shpresojmë të mbyllen para afatit kontraktual
Pas procedurave tenderuese dhe lidhjes së kontratës ka nisur puna për ndërtimin e rrugës së re për hyrjen në qytetin e Shkodrës. Sipas afateve kontraktuale......