British Airways redukton shërbimin për Lindjen e Mesme - Operimi për në Abu Dhabi, i mbyllur deri në fund të vitit

Kompanitë ajrore vazhdojnë t’i përgjigjen konfliktit të vazhdueshëm në Lindjen e Mesme. British Airways ka njoftuar se po “redukton përkohësisht” shërbimet në të gjithë rajonin. Në një përditësim të lëshuar më 10 mars, kompania tha se ka anuluar të gjitha fluturimet për në dhe nga Aman, Bahrein, Doha, Dubai dhe Tel Avivi "deri në fund të këtij muaji", ndërsa shërbimet për në dhe nga Abu Dhabi janë anuluar "deri në fund të këtij viti".
British Airëays ka operuar një numër fluturimesh riatdhesimi për të ndihmuar pasagjerët e bllokuar të kthehen në shtëpi. Pas shërbimeve të fundit të riatdhesimit nga Muscat, Oman, në Londër Heathroë më 11 dhe 12 mars, fluturimet "do të ndërpriten për shkak të kërkesës së reduktuar" dhe linja ajrore do ta "mbajë situatën nën shqyrtim të vazhdueshëm".
Në rajon po operon ndërkohë me fluturime shtesë linja Oman Air. Aeroporti Ndërkombëtar i Muscatit në kryeqytetin e Omanit ka qenë një pikë kyçe tranziti që ofron fluturime ndihme për pasagjerët që nuk mundën të niseshin nga Emiratet e Bashkuara Arabe për shkak të mbylljeve të vazhdueshme të hapësirës ajrore rajonale. Gjatë javës së kaluar, Oman Air ka operuar pothuajse 80 fluturime shtesë dhe “ka ndihmuar më shumë se 97,000 pasagjerë të kthehen në shtëpi”, tha kompania.
Megjithatë, Oman Air ka konfirmuar se fluturimet për në dhe nga Amani, Dubai, Bahreini, Doha, Dammam, Kuvajti, Kopenhageni, Bagdadi dhe Khasab janë anuluar nga 9 deri më 15 mars.
Emirates pret të kthehet në kapacitet të plotë fluturimi në "ditët në vijim", pas rihapjes së pjesshme të hapësirës ajrore rajonale në Emiratet e Bashkuara Arabe. Transportuesi me seli në Dubai ka operuar një orar të reduktuar fluturimesh.
Ndërkohë ashtu si të gjithë linjat e tjera ajrore që i kanë reduktuar fluturimet në rajon edhe shërbimi sezonal i Virgin Atlantic për në Dubai është pezulluar plotësisht për pjesën e mbetur të sezonit dimëror.
Analiza/ Çdo 1 euro e turizmit gjeneron deri 2.8 euro në ekonomi - “Turizmi përtej plazhit”, Pse çdo turist vlen më shumë se sa duket?
Turizmi në Shqipëri nuk është më vetëm çështje plazhesh të mbushura dhe hotelesh plot gjatë sezonit veror. Një analizë e fundit e publikuar nga ALTAX tregon......
Raporti/ Të rinjtë jetojnë nga paga në pagë - Kostoja e jetesës rrit pasigurinë financiare tek brezi i ri
Kostoja e jetesës vazhdon të jetë shqetësimi kryesor për të rinjtë në mbarë botën. Sipas raportit global “Gen Z and Millennial Survey 2025” të Deloitte, për......
Kina plan për rigjallërimin e ekonomisë me AI - “Përdorimit i inteligjencës artificiale përparësi e lartë politike”
Përpjekja e Kinës për të adoptuar inteligjencën artificiale do të krijojë vende të reja pune dhe do të nxisë ekonominë e dytë më të madhe në botë. Kështu......
Chevron dhe Shell mbyllin marrëveshjet e naftës në Venezuelë - Asambleja Kombëtare e Venezuelës miratoi reformë të ligjit të naftës.
Kompanitë kryesore ndërkombëtare të naftës Chevron dhe Shell po mbyllin marrëveshjet e para të mëdha të prodhimit të naftës me Venezuelën, pas kapjes së......
Ngushtica e Hormuzit, SHBA eleminojnë anijet e minave - Trump: Teherani do të përballet me pasoja të rënda ushtarake
Ushtria amerikane "eliminoi" 16 anije iraniane që vendosnin mina pranë Ngushticës së Hormuzit të martën, tha Komanda Qendrore e SHBA-së në një deklaratë.......
Raporti i IEA-s: Çmimet e naftës në rënie - Propozohet hapja më e madhe e rezervave të naftës
Çmimet e naftës ranë më tej të mërkurën, ndërsa Agjencia Ndërkombëtare të Energjisë propozon hapjen më të madhe të rezervave të naftës në histori, për shkak......
Ndryshon trendi i kursi të këmbimit - Rritje e përgjithshme në tregun valutor
Dollari amerikan e ka nisur ditën pozitivisht pasi ka regjistruar rritje të vlerës krahasuar me një ditë më parë duke u blerë sot me 82.3 l4ekë dhe duke u......
Monitorimi i tregut të karburanteve/ Ministria e Financave ngre Task Forcën e përbashkët mes Tatimeve dhe Doganave
Ministri i Financave, Petrit Malaj, zhvilloi një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve, Ilir Binaj, dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, Besmir......


