Britania synon të shmangë taksën e karbonit të BE-së - Mosarritja e një marrëveshjeje mund t’i kushtojë 1 miliard dollarë
Britania e Madhe do të hasë vështirësi në lidhjen e tregut të saj të karbonit me atë të BE-së në vetëm shtatë muaj, për të shmangur përballjen e kompanive të Mbretërisë së Bashkuar me tarifën kufitare të bllokut prej rreth 1 miliard dollarësh nga viti i ardhshëm.
Të cilësuara si pjesë e një "rivendosjeje" në marrëdhënie pas daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian në vitin 2016, të dyja palët njoftuan muajin e kaluar se do të lidhin sistemet e tyre të tregtimit të emetimeve të karbonit. Por ata nuk kanë dhënë një afat kohor, ndaj duhet ta realizojnë këtë deri në fund të vitit për të shmangur taksën kufitare.
"Ndoshta do të duhen shumë vite para se lidhja të hyjë në fuqi. Rasti më i hershëm është viti 2028, por ka më shumë gjasa të realizohet në vitin 2029 ose 2030", tha një analist i emetimeve.
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar theksoi se një anë pozitive e lidhjes me tregun e karbonit të BE-së, ose sistemin e tregtimit të emetimeve, është shmangia e goditjes së bizneseve nga tarifa kufitare e bllokut. Duke filluar nga viti i ardhshëm, BE do të vendosë taksa mbi emetimet e CO2 të lidhura me importet e çelikut, çimentos dhe mallrave të tjera. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar tha se shmangia e këtyre kostove do të kursente 800 milionë paund në vit apo 1 miliardë dollarë.
Por zyrtarët e BE-së thonë se për t'u përjashtuar nga taksa kufitare, Britania do të duhej të kishte lidhur tregun e saj të karbonit me atë të bllokut.
Një zëdhënës i qeverisë britanike deklaroi se do të kërkonte marrëveshje për një lidhje të tregut të karbonit sa më shpejt. Për të bërë të mundur një lidhje, Mbretëria e Bashkuar duhet të përshtasë rregullat e saj kombëtare për lëshimin e lejeve të tregtimit të karbonit, të sjellë ankandet e lejeve të emetimeve në përputhje me rregullat e BE-së dhe të ndryshojë kufirin kombëtar mbi sasinë e karbonit që kompanitë mund të emetojnë.
Skemat e BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar gjithashtu nuk janë ende të harmonizuara për sa i përket numrit të lejeve falas të dioksidit të karbonit që u japin industrive. Tregu i bllokut ka një "rezervë" të veçantë që shton ose heq lejet për të ndihmuar në stabilizimin e çmimeve. Skemës së Britanisë aktualisht i mungon një "rezervë" e tillë, megjithëse ka një mekanizëm që mund të veprojë si kufi për çmimet, diçka që skema e BE-së nuk e përfshin.

Këto janë pesë profesionet më të kërkuara në pesë vitet e ardhshme!
Një e ardhme pa punëtorë njerëzorë duket e pamundur, të paktën për momentin. Pavarësisht rritjes së teknologjive dixhitale, puna manuale ka të ngjarë të jetë......

Fruthi në Europë: Ku janë rastet më të shumta e një prej sëmundjeve më ngjitëse në botë?
Një nga sëmundjet më ngjitëse në botë po përhapet në Europë. Fruthi ka qenë në rritje për muaj të tërë. Viti i kaluar ishte më i keqi për fruthin në Europë......

Barra tatimore në Evropë - Në cilat vende taksat rriten më shpejt se pagat?
Ndër 27 vendet evropiane të pranishme në raportin e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik për Pagat Tatimore 2025, shtatë prej tyre regjistruan......

Transaksionet në sportelet e bankës, me rënie - BSH: U realizuan 4.5% më pak veprime gjatë tremujorit të parë
Shqiptarët kanë kryer më pak veprime përmes arkës në degët fizike të bankave gjatë tremujorit të parë të vitit. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë......

Microsoft, 400 milionë USD në Zvicër - Investimet do të shkojnë për zgjerimin e “IA”, infrastrukturën cloud
Microsoft do të investojë 400 milionë dollarë në Zvicër, me paratë që do të shkojnë për zhvillimin e infrastrukturës së saj cloud dhe inteligjencës......

Sezoni turistik, 1.3 mln euro për pastrimin e Sarandës - Projekti ndahet në dy periudha, mbetjet drejt landfillit Bajkal
Saranda përgatitet për sezonin turistik me kontratë të re për pastrimin e qytetit, me një kosto që kap vlerën e 1.3 milionë eurove për një periudhë......

Drejtorët e Doganave të BE dhe Ballkanit Perëndimor mblidhen në 12 qershor në Tiranë
Në 12 qershor 2025 në Tiranë do të zhvillohet Konferenca e Dytë e Nivelit të Lartë e Drejtorëve të Përgjithshëm të Doganave të Ballkanit Perëndimor dhe......

Central diellor 38 MW në Kolonjë - Aplikimi i ri pranë MIE, nuk përfiton nga masat mbështetëse
Në vijim të interesit të shtuar të sektorit privat, edhe në fillim të vitit 2025 janë regjistruar disa aplikime të reja për ndërtimin e centraleve......