Britania, strategji për mineralet kritike - Kërkon të rrisë prodhimin vendas dhe të reduktojë varësinë ndaj Kinës

Britania e Madhe ka nisur një strategji të re kombëtare për mineralet kritike dhe elementët e rrallë me synimin për të ulur varësinë nga Kina. Pekini kontrollon furnizimet globale të shumë materialeve thelbësore, duke përfshirë magnetët që përdoren nga pajisjet shtëpiake deri te makinat. Kryeministri Keir Starmer tha se vendi ka qenë “për shumë kohë i varur nga disa furnizues të huaj”, duke e ekspozuar ekonominë dhe sigurinë kombëtare ndaj goditjeve globale.
Iniciativa shoqërohet me një fond prej 50 milionë paundësh për të rritur prodhimin në minierat e tungstenit dhe litiumit në Cornwall, ku ndodhen depozitat më të mëdha të litiumit në Evropë. Strategjia vjen pas tensioneve tregtare midis Kinës dhe BE-së mbi furnizimet me çipet e industrisë së automobilave, duke treguar se Pekini është i gatshëm të përdorë materialet kritike për presion politik.
Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA po përpiqen të ulin varësinë nga Pekini, por prodhimi dhe përpunimi i mineraleve të rralla kërkon shumë vite dhe investime të mëdha. Edhe pse litiumi gjendet gjerësisht në Evropë, ai duhet përpunuar në hidroksid litiumi për t’u përdorur në bateritë e makinave elektrike, proces që kërkon kohë dhe kapital të lartë. Rafineria e vetme evropiane e hidroksidit të litiumit, në Gjermani, kërkoi pesë vjet për t’u ndërtuar dhe 150 milionë paund investim.
Më herët këtë vit, Britania nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi për minerale me Arabinë Saudite për të forcuar zinxhirët e furnizimit dhe për të tërhequr investime të reja. Mineralet e rralla janë thelbësore për telefonat inteligjentë, makinat elektrike dhe ndërtimin e qendrave të të dhënave që fuqizojnë inteligjencën artificiale.
Sipas strategjisë, Britania nuk duhet të marrë më shumë se 60% të një minerali nga një shtet i vetëm partner deri në vitin 2035. Qeveria synon rritjen e prodhimit dhe riciklimit të brendshëm për të forcuar ekonominë dhe për të ndihmuar në uljen e kostos së jetesës. Aktualisht, vendi prodhon vetëm 6% të nevojave për mineralet kritike. Objektivi është që Londra të zgjerojë nxjerrjen dhe përpunimin vendas, veçanërisht të litiumit, nikelit, tungstenit dhe elementëve të rrallë, si dhe të prodhojë të paktën 50,000 ton litium deri në vitin 2035.
“42 ditë shtesë vere deri në 2100” - Modelet e sotme të nxehtësisë në Evropë, si 6,000 vjet më parë
Verat europiane po bëhen gjithnjë e më të gjata dhe më të nxehta. Megjithatë, ka pasur një “pasiguri të lartë” mbi arsyet pse po ndodh kjo. Një hulumtim i ri......
Riciklimi, Evropa ngadalëson progresin - Cilat vende të BE-së riciklojnë më shumë lëndë të para?
Progresi në riciklimin e materialeve në Bashkimin Evropian nuk ka qenë i jashtëzakonshëm gjatë dekadës së fundit. Midis viteve 2015 dhe 2024, norma e......
Trump, njëlloj si Biden - Amerikanët vijojnë të përballen me çmime të larta
Presidenti Donald Trump u zgjodh duke premtuar uljen e çmimeve për konsumatorët, që u rritën ndjeshëm gjatë mandatit të Joe Biden, por tani ai po përballet......
Puna hibride, IA “liron” një ditë në javë - Studimi: Teknologjia shton produktivitetin dhe përmirëson bashkëpunimin
Në punët hibride, ku punonjësit ndajnë kohën mes zyrës dhe shtëpisë, inteligjenca artificiale po “liron” pothuajse një ditë në javë. Kjo kohë e lirë mund t’u......
Situata në akset rrugore/ ARRSH raporton për gjendjen
Reshje e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin kanë shkaktuar çarjen e skarpatës dhe rënien e gurëve në trup të rrugës në km 35 të aksit Qukës-Qafë......
Njoftim mbi situatën e krijuar nga reshjet në territorin e vendit
Gjatë 24 orëve të fundit, situata paraqitet përgjithësisht drejt stabilizimit, megjithëse në disa qarqe vijojnë problematikat e akumuluara nga prurjet e......
21 milionë euro u “dorëzohen” fermerëve/ 52,589 përfitues marrin financimin nga skema kombëtare e subvencioneve
52.589 fermerë në total në të gjithë vendin kanë marrë financim nga Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, pasi janë shpallur fitues në Skemën Kombëtare......
Situata në zonat e prekura nga moti i keq/ Mbrojtja Civile: Paraqitet në përmirësim, pavarësisht reshjeve të shiut
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile njofton se situata në të gjithë vendin paraqitet në përmirësim, pavarësisht se në disa zona reshjet e shiut kanë......





