Britania rrit pagën minimale me 4.1% - Përfitojnë mbi 2.7 mln punonjës. Bizneset paralajmërojnë shtrenjtim çmimesh

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar njoftoi se paga minimale do të rritet me 4.1%, duke arritur në 12.71 paund në orë nga muaji prill i vitit të ardhshëm, për ta mbajtur në linjë me pagën mesatare, pavarësisht ankesave të disa punëdhënësve se kjo do të shtrenjtojë çmimet. Paga minimale britanike është e dyta më e lartë në Evropë në raport me pagën mesatare dhe është zgjeruar mbi 60% që nga viti 2019.
Ministrja e Financave, Rachel Reeves, tha se kjo masë, që pason një rritje prej 6.7% më herët këtë vit, është e nevojshme “që ata me të ardhura të ulëta të shpërblehen siç duhet për punën e tyre”. Nga ky vendim do të përfitojnë 2.4 milionë punonjës të moshës 21 vjeç e lart, ndërsa 300,000 të tjerë, praktikantë dhe punonjës nën 21 vjeç, do të gëzojnë shtesa prej 6.0% deri në 8.5%, ndërsa qeveria vazhdon të heqë gradualisht pagën minimale më të ulët për këto kategori.
Lajmi është publikuar para se Reeves të prezantojë buxhetin vjetor, në të cilin priten rritje të mëdha taksash me vlerë dhjetëra miliarda paund. “Kostoja e jetesës mbetet shqetësimi numër një për njerëzit që punojnë dhe ekonomia nuk funksionon mjaftueshëm mirë për ata me të ardhura më të ulëta,” tha Reeves.
Ndërkohë, masa u kritikua nga industria e mikpritjes në Britani, që paralajmëroi se kjo do të çojë në rritje çmimesh. Po ashtu, sipas industrisë, rritja më e lartë e pagave për punëtorët me më pak përvojë mund ta bëjë më të vështirë për të rinjtë të gjejnë punë.
Britania kishte normën më të lartë të inflacionit mes ekonomive të mëdha të zhvilluara në tetor, me 3.6%, e nxitur pjesërisht nga ngritja e shpejtë e pagave pas pandemisë. Ndërsa Banka e Anglisë pret që inflacioni të kthehet në objektivin 2% deri në mesin e vitit 2027, shumë nga politikëbërësit e saj mendojnë se rritja e rrogave mbi 3% do ta vështirësojë këtë objektiv, për shkak të produktivitetit ende të dobët. Punëdhënësit kanë thënë se kostot më të larta të punës kanë ndikuar në uljen e punësimeve këtë vit, ndërsa norma e papunësisë ka arritur nivelin më të lartë që nga viti 2021, në 5.0%.
“8 vende anëtare po devijojnë nga objektivat” - BE u bën thirrje shteteve të kufizojnë shpenzimet buxhetore
Komisioni Evropian paralajmëroi se shpenzimet publike në tetë vende të BE-së, duke përfshirë Spanjën, Hungarinë, Maltën dhe Holandën, po devijojnë nga......
Luhatje në tregun valutor – Dollari amerikan humbet pikë. Forcohet Franga zvicerane!
Dollari amerikan ka regjistruar zbritje për herë të parë gjatë kësaj jave pas rritje së vazhdueshme që nga fillimi javës teksa është blerë këtë mëngjes me......
Greqi, turizmi sjell mbi 20 miliardë euro - Të ardhurat u rritën me 9%. Mbi 31 milionë turistë vizituan vendin
Të ardhurat nga turizmi arritën më shumë se 20 miliardë euro gjatë periudhës janar-shtator, duke shënuar një rritje prej 9% krahasuar me vitin 2024. Sipas të......
IA do të eliminojë deri 3 mln vende pune në Britani - Shumë pozicione rrezikojnë të “zhduken” deri në vitin 2035
Deri në 3 milionë vende pune me aftësi të ulëta mund të zhduken në Mbretërinë e Bashkuar deri në vitin 2035, për shkak të automatizimit dhe inteligjencës......
Inovacioni gjerman, në stanjacion - Vendi mbetet pas në teknologjitë e së ardhmes
Kapaciteti i inovacionit në Gjermani është në stanjacion, me vendin që qëndron i 12-ti në renditje, sipas studimit të fundit. Kjo vjen ndërsa konkurrentë si......
Mundësi punësimi për çdo nivel arsimor - AKPA publikon 6 mijë vende vakante
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive bën të ditur se janë 6000 vende të lira pune, të cilat janë të shpallura në portalin puna.gov.al, duke ofruar një......
“Gjobat për mjedisin nuk vilen” - Qirjo: 23 mln euro të paarkëtuara. Dëmet procedohen si kundravajtje, jo si krime
Shkeljet e ligjit që mbron mjedisin natyror, tokën, ujin, pyjet, ajrin etj., janë një realitet i përditshëm dhe flagrant, por vendosja e drejtësisë duket më......
Cilët shtetas erdhën më pak në Shqipëri këtë vit? Letonezët dhe bjellorusët. Izraeli, Egjipti dhe India shënojnë rekord hyrjesh
Shqipëria po regjistron një rritje të ndjeshme të vizitorëve të huaj gjatë periudhës Janar-Tetor 2025, duke shënuar një total prej 11.1 milionë hyrjesh, një......





