Britania, në kërkim të “frymëmarrjes” financiare - Qeveria duhet të rrisë taksat për të ulur deficitin buxhetor
Britania e Madhe do të duhet të rrisë taksat për të mbuluar një hendek në shpenzimet qeveritare që pritet të arrijë mbi 40 miliardë paund, për shkak të ngadalësimit të rritjes ekonomike dhe inflacionit të lartë. Deklarata vjen nga Instituti Kombëtar i Kërkimeve Ekonomike dhe Sociale.
Kjo është një goditje e rëndë për Partinë Laburiste, që shpresonte të balanconte buxhetin pa thyer premtimet e fushatës elektorale, baza e së cilës ishte përjashtimi i rritjes së taksave personale. Sipas Institutit, disa faktorë, si lufta tarifore e Donald Trump dhe rritja e pagesave të interesit për borxhin, do të prishin planet e qeverisë për të qëndruar brenda kufijve të shpenzimeve.
Raporti specifikon rritje të moderuara, por të vazhdueshme të taksave në buxhetin e vjeshtës për të përballuar një deficit prej 41.2 miliardë paund dhe për të rikthyer afërsisht 10 miliardë paund në buxhetin aktual. Kjo do të detyrojë Ministrinë e Financave të mbledhë mbi 51 miliardë paund nga taksat, të sigurojë hua shtesë ose të ndërmarrë masa të rrepta kursimi.
Duke qenë se huamarrja shtesë mund të shqetësojë tregjet financiare dhe ministrat po përpiqen të qëndrojnë brenda kufijve të shpenzimeve për çdo departament, rritja e taksave duket opsioni më i mundshëm.
Instituti sugjeron se një rritje prej 5% në tatimin mbi të ardhurat do të mbyllte hendekun e buxhetit, megjithëse ata rekomandojnë një rishikim më të gjerë të normave tatimore dhe një reformë buxhetore për të siguruar stabilitet më të madh financiar.
Më herët, ministrja e financave paralajmëroi se taksat do të rriten, pasi qeveria hoqi kufizimet për pagesat sociale, pa specifikuar se cilët sektorë do të preken. Disa deputetë të Partisë Laburiste pritet të kundërshtojnë Reeves, nëse premtimet e fushatës elektorale do të anulohen për të ulur deficitin.
Banka e Anglisë pritet të ulë kostot e huamarrjes nga 4.25% në 3.75% deri në fund të vitit, por kjo lëvizje do të vijë shumë vonë për të nxitur rritjen.

SHBA, tarifa 100% për importet e çipeve - Përjashtohen kompanitë që prodhojnë në territorin amerikan
Shtetet e Bashkuara do të vendosin një tarifë prej 100% për gjysmëpërçuesit e importuar nga vendet që nuk prodhojnë në SHBA ose nuk planifikojnë ta......

Apple, 100 miliardë USD investime në SHBA - Vendimi synon të shmangë tarifat e mundshme ndaj kompanisë
Presidenti Donald Trump njoftoi se Apple do të investojë 100 miliardë dollarë shtesë në Shtetet e Bashkuara. Ky veprim do të zgjerojë angazhimin e kompanisë......

Tarifat japin rezultatet e para - Tkurret me 4.6 miliardë dollarë deficiti tregtar i SHBA-së me Kinën
Deficiti tregtar i SHBA-së me Kinën u tkurr ndjeshëm në muajin qershor, ndërsa tarifat e Presidentit Donald Trump hynë në fuqi plotësisht. Të dhënat e fundit......

Vijon aksioni për “çlirimin” e hapësirave publike - Mbi 36 mijë metër katror e liruar në Tiranë. Malaj: Në fokus, sundimi i ligjit
Aksioni për lirimin e hapësirave publike nga tavolinat dhe karriget që kanë zaptuar trotuaret vazhdon me intensitet në të gjithë vendin. IKMT vijon aksionin......

Tarifat e Trump hyjnë në fuqi - Mbi 90 shtete përballen me masat e reja mbi eksportet në SHBA
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka vendosur në fuqi tarifat e reja ndaj më shumë se 90 vendeve në mbarë botën. “Miliarda dollarë në forme tarifash po......

Norma bazë e interesit mbetet 2.5% - Sejko: Qëndrimi aktual i politikës monetare është i përshtatshëm
Norma bazë e interesit do vijojë të jetë 2.5%. Në mbledhjen më të fundit të Këshillit Mbikëqyrës, Banka e Shqipërisë vendosi ta mbajë të pandryshuar normën......

Hyn një bankë e re në Shqipëri - Turkja “Ziraat” merr miratimin paraprak per licencim nga Banka Qendrore
Në Shqipëri do të hyjë një bankë e re. Në mbledhjen më të fundit të Këshillit Mbikëqyrës, Banka e Shqipërisë ka vendosur të jape miratimin paraprak per......

“Shpërthimi” i Shqipërisë online/ Analiza e Google Trends: Vendi ynë kampion i kërkimeve për udhëtime në rajon
Në tre vitet e fundit, Shqipëria ka përjetuar një transformim të jashtëzakonshëm në perceptimin global si destinacion turistik. Nga një vend pak i njohur në......