Europa Postuar më 21 Janar 2025, 10:45

Britania, me rritjen më të shpejtë në Evropë - FMN: Renditet e treta mes vendeve të G7, pas SHBA-së dhe Kanadasë

Nga Kristi Ceta

Britania, me rritjen më të shpejtë në Evropë - FMN:

Britania do të ketë rritjen më të shpejtë midis ekonomive kryesore evropiane këtë vit, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar. FMN e rriti parashikimin për Britaninë në vitin 2025 me 0.1 pikë përqindjeje, në 1.6%, duke e renditur në vendin e tretë mes ekonomive më të përparuara të G7, pas Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë.

Perspektiva e FMN-së për rritjen e produktit të brendshëm bruto britanik në vitin 2026 mbeti në 1.5%, përsëri e treta më e shpejtë në G7 dhe e pandryshuar nga vlerësimi i tetorit.

Analistët theksojnë se përmirësimi "modest" i rritjes reflektoi një ndikim neto pozitiv nga buxheti i parë i Reeves më 30 tetor, pasi investimet më të mëdha publike do të tejkalojnë problemet e krijuara nga taksat më të larta. Gjithashtu, Banka e Anglisë pritet të ulë normat rreth një herë në tremujor përgjatë vitit 2025.

Reeves tha se ajo do të "shkonte më tej" për të ofruar rritje ekonomike. Banka Qendrore parashikoi rritje prej 1.5% në 2025-ën, duke reflektuar pjesërisht nxitjen afatshkurtër të ekonomisë nga rritja e përkohshme e shpenzimeve publike, që u shpall nga Reeves më 30 tetor.

Muajin e kaluar, Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim gjithashtu ngriti parashikimin e saj për rritjen ekonomike britanike në 1.7% nga 1.2% që ishte më parë. Megjithatë, planet e shpenzimeve të Reeves bazohen në parashikimet e Zyrës së Qeverisë për Përgjegjësinë Buxhetore, e cila u rrit me 2% për vitin 2025 dhe 1.8% për vitin 2026.

Kostot e huamarrjes 30-vjeçare të qeverisë britanike arritën nivelin më të lartë që nga viti 1998, për shkak të shitjeve globale të obligacioneve, të nxitura nga shqetësimet për inflacionin më të lartë dhe huamarrjen nën presidencën e Donald Trump.

Ekonomia e Britanisë ngeci në tremujorin e tretë të 2024, kur perspektiva e rritjes së taksave të mëdha në buxhetin e qeverisë laburiste goditi kompanitë dhe Banka e Anglisë vlerëson se kishte zero rritje edhe në tremujorin e fundit të vitit.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat