Europa Postuar më 21 Maj 2026, 10:50

Britania, marrëveshje tregtare me shtetet e Gjirit Persik - Ekonomia e vendit pritet të përfitojë rreth 3.7 miliardë paund

Nga Dorian Koça

Britania, marrëveshje tregtare me shtetet e Gjirit Persik - Ekonomia e

Mbretëria e Bashkuar ka arritur një marrëveshje tregtare me një grup prej gjashtë shtetesh të Gjirit Persik, e cila do të ketë një vlerë prej 3.7 miliardë paundësh për ekonominë e saj. Qeveria tha se marrëveshja me Bahreinin, Kuvajtin, Omanin, Katarin, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe  do të heqë rreth 580 milionë paund tarifa në vit nga eksportet britanike në rajon pasi të zbatohet plotësisht.

Gjithashtu, do ta bënte më të lehtë për firmat britanike të zgjeroheshin dhe të bashkëpunonin në Gjirin Persik, gjë që do të mbështeste vendet e punës. Grupet e aktivistëve kanë kritikuar mungesën e detajeve mbi të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e punës në marrëveshje.

Produktet britanike që do t’u hiqen tarifat përfshijnë djathin çedar, gjalpin dhe çokollatën. Marrëveshja tregtare midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC) është e treta e arritur nga qeveria e Kryeministrit Sir Keir Starmer, pas atyre me Indinë dhe Korenë e Jugut. Është gjithashtu marrëveshja e parë midis një vendi të G7 dhe GCC-së. Qeveria ka arritur gjithashtu marrëveshje tregtare me SHBA-në dhe BE-në.

Starmer tha se marrëveshja ishte një "fitore e madhe" për punëtorët dhe bizneset britanike. “Njerëzit që punojnë do të ndiejnë përfitimet në vitet në vijim përmes pagave më të larta dhe më shumë mundësive’, theksoi ai".

Sektretarja e Tregtisë, Rachel Reeves tha se marrëveshja ishte "provë se ne po i mbështesim firmat britanike për të konkurruar dhe fituar globalisht. Kjo marrëveshje është e mirë për vendet e punës, e mirë për industrinë dhe në fund të fundit e mirë për konsumatorët".

Ndrysho madhesinë
Aa
Modaliteti i errët

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat