Britani, shpenzimet për festa “fluturojnë” - Çmimet e produkteve ushqimore janë deri në 70% më të shtrenjta

Qytetarët britanikë po paguajnë deri në 70% më shumë për ëmbëlsirat prej çokollate këtë Krishtlindje krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa çmimi i gjelit të detit është rritur deri në 15 paund, sipas organizatës mbrojtëse të konsumatorëve “Which?”.
Grupi analizoi një gamë përbërësish për një darkë tipike të Krishtlindjes, si dhe ëmbëlsira të tjera festive, duke përfshirë pitet me mish të grirë, verën dhe çokollatat.
Çokollata festive shënoi rritjen më të madhe këtë vit, me disa produkte që u shtrenjtuan me 72%. Çokollatat Lindt zënë dy vendet e para në këtë renditje, duke llogaritur të gjitha ushqimet dhe ëmbëlsirat e Krishtlindjes.
Raporti tregoi se “shifrat e përgjithshme të inflacionit nuk tregojnë panoramën e plotë të situatës me të cilën përballen blerësit në supermarkete për festa”, shpjegojnë ekspertët e tregut.
Problemet në prodhimin e kakaos kanë kontribuuar në rritjen e çmimit të çokollatës, të nxitura nga temperatura ekstreme dhe reshjet e dendura.
Ndërsa ëmbelsira festive pati rritjet më të mëdha në përqindje, produktet me çmim më të lartë si gjeli i detit kanë pësuar shtrenjtimet më të mëdha në vlerë monetare.
Sipas raportit të “Which?” mishi i gjelit të detit ka shkuar deri në 68.77 paund këtë vit, një zgjerim prej 14.95 paund ose 27.8%.
Autorët e studimit argumentojnë se rritjet individuale të çmimeve janë shkaktuar nga probleme të tilla si gripi i shpendëve dhe kostot më të larta për fermerët.
Kosova “përmbytet” nga mallrat kineze - Shpenzimet për produktet nga Kina kanë tejkaluar 840 milionë euro në 2025
Kosova shpenzon mbi dy milionë euro brenda një dite për mallra të importuara nga Kina, që nga lodrat dhe pajisjet elektro-shtëpiake e deri te produktet......
Presidenti Begaj në mbrëmjen e sipërmarrjes: Vendi ynë ka nevojë për një kulturë moderne biznesi
Presidenti i Republikës, zoti Bajram Begaj, deklaroi para komunitetit të biznesit shqiptar se roli i sipërmarrjes merr rëndësi edhe më të madhe pasi......
Ministrja Ibrahimaj në mbrëmjen e sipërmarrjes: Rritja ekonomike ndërtohet përmes bashkëpunimit me biznesin
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, znj. Delina Ibrahimaj, mori pjesë në mbrëmjen gala të dedikuar sipërmarrjes shqiptare, organizuar nga Dhoma e Tregtisë......
Mallakastra me treg për vajin e ullirit, ministri Salla: Zgjidhni të blini shqip dhe të hani shqip
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, mori pjesë sot në Mallakastër në inaugurimin e tregut të shpendëve të gjalla dhe vajit të ullirit,......
Ministrja Ibrahimaj: Transformimi digjital duhet të fuqizojë qytetarët dhe të mbrojë të drejtat
Në kuadër të Forumit të Nivelit të Lartë WSIS+20, në Nju Jork, Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, theksoi se sfida kryesore e dekadës së......
Bruksel, nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit në fushën e Doganave në kuadër të Iniciativës “Green Lanes”
Sot, në Bruksel, u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Drejtori......
“Të bashkuar drejt integrimit në BE” - Dhoma e Tregtisë Tiranë, memorandum bashkëpunimi me vendet e rajonit
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi dhe Bashkëpunimi me simotrat e vendeve të rajonit. Marrëveshja ka për qëllim që......
Eurobond i ri në 2027 / 2026, pa dalje në tregjet ndërkombëtare. 45 mld lekë huamarrje neto në tregun e brendshëm
Në 2027, Shqipëria do të emetojë një eurobond të ri, ndërsa gjatë vitit të ardhshëm nuk do të bëjë asnjë dalje në tregjet ndërkombëtare dhe do të mbështetet......





