Britani, rritja ekonomike tejkalon pritshmëritë - Paundi pësoi një rritje të lehtë në vlerë kundrejt dollarit

Ekonomia e Britanisë u rrit më fort se sa pritej në nëntor, e nxitur nga rikthimi në prodhim të plotë i Jaguar Land Rover pas një sulmi kibernetik që goditi kompaninë e makinave. GDP u zgjerua me 0.3% në muaj - rritja më e shpejtë që nga qershori - pas një rënieje prej 0.1% në tetor, treguan të dhënat zyrtare të enjten. Ekonomistët thanë se shifrat tregonin ndryshim për mire krahasuar me deklaratën vjetore të buxhetit nga ministrja e financave Rachel Reeves, më 26 nëntor.
Paundi pësoi një rritje të lehtë në vlerë kundrejt dollarit amerikan dhe obligacionet qeveritare me afat të shkurtër u rritën. Më pak se gjysma e rritjes së nëntorit rezultoi nga një rritje prej 1.1% e prodhimit industrial, e cila nga ana tjetër u nxit nga një rritje prej 25.5% e prodhimit të makinave - më e madhja që nga korriku 2020.
Zyra për Statistikat Kombëtare tha se të gjitha firmat kishin pritur rezultatin e buxhetit në nëntor, ashtu siç ishte në tetor, përfshirë sektorin e ndërtimit ku prodhimi ra ndjeshëm për të dytin muaj rradhazi.
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka parashikuar që ekonomia e Britanisë do të rritet me 1.3% në vitin 2026, njësoj si vitin e kaluar.
Edhe pse kjo do të ishte e treta më e shpejtë midis vendeve të Grupit të Shtatë pas Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë, do të ishte më pak se gjysma e ritmit të saj tipik në afërsisht 15 vitet para krizës globale financiare të viteve 2007-2009.
108 mld usd pagesa për fatkeqësitë natyrore - Kompanitë globale të sigurimeve paguan më pak vitin e kaluar
Humbjet globale të siguruara nga fatkeqësitë natyrore ranë në 108 miliardë dollarë vitin e kaluar, tha Munich Re në një raport. Kjo krahasohet me një shifër......
AAPSK publikon katalogët e përditësuar të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara për vitin 2025
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) ka publikuar në faqen e saj zyrtare versionet e përditësuara për vitin 2025......
“Paqja Fiskale” publikohet në Fletoren Zyrtare, përfitimi për bizneset nis pas 15 ditësh
Në Fletoren Zyrtare janë publikuar sot 7 ligjet e Paketës Fiskale, mes të cilëve edhe I ashtuquajturi ligji i “Paqes Fiskale”. Ligjet hyjnë në fuqi pas 15......
Këshilli i Ministrave miraton Kuadrin Makroekonomik e Fiskal për periudhën 2027-2029
Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e sotme Kuadrin Makroekonomik e Fiskal për periudhën 2027-2029. Dokumenti përcakton përparësitw strategjike të......
Vendimi, Qeveria emëron drejtoreshën e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit
Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave vendosi emërimin e Marjeta Përlalës si drejtoreshë të Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit. V E N D......
Balluku: Shqipëria dhe OKB drejt kornizës së re të bashkëpunimit 2027–2031
Zv.kryeministrja njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, mori pjesë sot në mbledhjen e Komitetit të Përbashkët Ekzekutiv midis......
“Vlon” kërkesa për kredi nga shqiptarët - BEI: Tregu financiar, aktiv. Bankat “frenojnë” huanë për banesa
Tregu financiar në Shqipëri po kalon një fazë dinamike, ku dëshira e qytetarëve dhe bizneseve për të investuar mbetet në nivele rekord. Sipas raportit më të......
Reformat në sektorin hekurudhor - Komuniteti i Transportit: Ndarja në 4 kompani, konsolidimi pritet brenda 2026-ës
Zbatimi i reformave në sektorin hekurudhor në Shqipëri po ecën me ritme të moderuara, duke arritur një nivel zbatimi prej 45%, sipas raportit të Komunitetit......


