Britani/ prodhimi i makinave, niveli më i ulët në 73 vite - Shkak, sulmi kibernetik ndaj Jaguar Land Rover dhe konkurrenca nga Kina

Prodhimi i makinave në Mbretërinë e Bashkuar ka rënë në nivelin më të ulët që nga viti 1951, pas një sulmi kibernetik që paralizoi kompaninë Jaguar Land Rover (JLR), prodhuesin më të madh të automjeteve në vend. Mbyllja e sistemeve kompjuterike në fillim të shtatorit detyroi kompaninë të ndërpriste të gjitha aktivitetet deri në fillim të tetorit.
Sipas Shoqatës së Prodhuesve dhe Tregtarëve të Automjeteve, kjo ndërprerje kontribuoi në një tkurrje prej 27% të prodhimit total të makinave në Mbretërinë e Bashkuar gjatë shtatorit, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Prodhimi u reduktua në 51,100 automjete nga 70,000 që ishin në shtator të vitit 2024, ndërsa për nëntë muajt e parë të vitit, totali ishte ulur me 8%. Edhe furgonët kanë pësuar një rënie me pothuajse 40% këtë vit, pas mbylljes së fabrikës së Stellantis në Luton.
Udhëheqësit dhe punëtorët e industrisë së makinave kishin paralajmëruar për më shumë se një vit për një “krizë të prodhimit me vëllim të ulët” që po përfshinte sektorin, madje edhe para sulmit ndaj Jaguar Land Rover. Industria globale e automjeteve po përballet me presione të mëdha për shkak të konkurrencës në rritje nga Kina dhe investimeve të nevojshme në modernizimin e fabrikave për prodhimin e makinave elektrike. Ndërkohë, normat e larta të interesit dhe inflacioni kanë zbehur kërkesën e konsumatorëve për automjete të reja.
Sulmi kibernetik e përkeqësoi ndjeshëm situatën. Sipas Qendrës së Monitorimit Kibernetik, një organizatë jofitimprurëse, ky është sulmi më i kushtueshëm në historinë e Mbretërisë së Bashkuar, për shkak të ndikimit të gjerë në zinxhirin e furnizimit. Humbjet për ekonominë britanike vlerësohen rreth 1.9 miliardë paund.
Ndërkohë, industria e makinave po përgatitet për goditje të tjera të mundshme, nëse ndërhyrja e qeverisë holandeze për të marrë nën kontroll kompaninë kineze të mikroçipeve Nexperia ndikon në furnizimin e pjesëve. Edhe sektori gjerman i makinave paralajmëroi këtë javë se situata mund të çojë në “kufizime të konsiderueshme të prodhimit në të ardhmen e afërt”, pasi Kina u kundërpërgjigj duke ndaluar eksportin e disa produkteve të përfunduara.
Rënia e shitjeve dhe e prodhimit ka risjellë krahasimet me periudhën e viteve 1950, kur qytetarët britanikë ende përballeshin me mungesa dhe racionim pas Luftës së Dytë Botërore.
Universiteti “Aleksandër Moisiu”, me kampus të ri - Pol inovacioni dhe modern, hapet konkursi ndërkombëtar i masterplanit
Agjencia Kombetare e Planifikimit te Territorit ka shpallur Konkurs Ndërkombëtar për Projek-Ide Masterplani për ngritjen e kampusit universitar “Aleksandër......
Të dielën akrepat kthehen një orë pas - Si ndikon ky ndryshim në shëndetin tonë?
Çdo vit, në tetor, kur akrepat kthehen një orë prapa, miliona njerëz gëzohen duke menduar se do të flenë një orë më shumë. Por a ndikon vërtet ky ndryshim i......
Sa kredi për shtëpi kanë shqiptarët? Tre të katërtat e gjitha huave për banesa në vend janë dhënë në Tiranë
Huaja për blerje banese në Shqipëri ka arritur në një rekord historik më një stok prej 230 miliardë lekësh në tremujorin e dytë të vitit 2025, sipas të......
Kosova, më e sigurta në rajon për të investuar - Publikohet Indeksi Global i Rrezikut dhe Qëndrueshmërisë së Investimeve
Indeksi Global i Rrezikut dhe Qëndrueshmërisë së Investimeve të publikuar nga organizata Henley&Partners, e rendit Kosovën në vendin e parë në rajon, si......
SHBA konfirmon takimin Trump-Xi Jinping - Udhëheqësit do të takohen javën e ardhshme në Korenë e Jugut
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të takohet javën e ardhshme me liderin e Kinës, Xi Jinping, si pjesë e turit në Azi, njoftoi Shtëpia e......
Rrjeti elektrik i Sarandës drejt modernizimit - OSSH, investim 129 milionë lekë për përmirësimin e furnizimit
Drejtoria Rajonale e OSSH Gjirokastër ka shpallur hapjen e tenderit, për zhvillimin e rrjetit të tensionit të mesëm 20 kv; rrjet tension i ulët në fiderat......
Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë në vlera të qëndrueshme pasi nuk ka shënuar lëvizje të ndjeshme të kuotës dita e djeshme duke u blerë sot me 82.7......
Praga ndalon monopatinat elektrike nga janari 2026 - Autoritetet synojnë të lirojnë hapësirat publike dhe të forcojnë sigurinë
Kryeqyteti çek, Praga, do të ndalojë përdorimin e monopatinave elektrike nga fillimi i vitit të ardhshëm. Këshilltarët e qytetit miratuan një masë të re që......




