Britani-BE, synohet marrëveshje për çelikun - Aleanca e përbashkët kërkon të sfidojë dominimin e Kinës

Britania kërkon të krijojë një aleancë perëndimore me Bashkimin Evropian për të kufizuar dominimin e Kinës në tregun global të çelikut.
Londra shpreson që një qasje e koordinuar mund të ndihmojë Mbretërinë e Bashkuar të shmangë taksën 50% që Brukseli planifikon të vendosë, për të mbrojtur tregun evropian nga mbiprodhimi industrial i Kinës. Britania, që ndodhet nën ndikimin e veprimeve tregtare të BE-së pas Brexit, kërkon përjashtime nga këto masa.
Ideja që po shqyrtohet është një aleancë perëndimore për çelikun, potencialisht duke përfshirë edhe Uashingtonin, që të harmonizojnë politikat dhe t’u jape anëtarëve tarifa preferenciale në tregtinë e çelikut.
Një zyrtar i lartë i BE-së tha më herët këtë muaj se blloku nuk ka “zgjidhje tjetër” veçse të mbrojë industrinë e tij, duke paralajmëruar se Europa ishte “në telashe të mëdha për shkak të kapaciteteve të tepërta.” Sidoqoftë, zyrtari la të hapur mundësinë e bisedimeve me Londrën, duke u bërë thirrje të dyja palëve të ulen dhe të negociojnë.
Një tjetër përfaqësues i bllokut theksoi se koncepti i një “klubi” çeliku ka qarkulluar për “një kohë të gjatë, por tani duket më tërheqës.” Ai shtoi se Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar tashmë bashkëpunojnë në forumet multilaterale, si Forumi Global për Kapacitetin e Tepërt të Çelikut.
Ndërkohë, të dyja palët kanë rënë dakord të harmonizojnë tarifat e tyre të karbonit për importet e çelikut dhe produkteve të tjera të prodhuara nëpërmjet proceseve ndotëse industriale.
Aktualisht, Britania eksporton gjysmën e çelikut të saj drejt BE-së, duke e bërë tarifën e ardhshme të bllokut një kërcënim serioz për prodhuesit vendas. “Fokusi i qeverisë duhet të jetë sigurimi i përjashtimeve të domosdoshme britanike nga kuotat e BE-së dhe forcimi i mbrojtjes tregtare,” shpjegojnë analistët e sektorit. Sipas tyre, një aleancë më e gjerë mund të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve të mbikapacitetit global dhe të mbajë importet e subvencionuara jashtë Britanisë.
Rruga “Pjetër Budi” drejt rikonstruksionit të plotë - Investimi përfshin asfaltim, trotuare dhe ndriçim
Bashkia Tiranë ka shpallur hapjen e garës për rikonstruksionin e rrugës “Pjetër Budi”. Fondi limit i vënë në dispozicion është 250 milionë e 537 mijë......
Eksportet “ndalen” pas katër muajsh rritje/ Në shtator rënia u vlerësua në 10.7%. Ndikuan negativisht materialet e ndërtimit
Pas katër muajve më rritje, Shtatori i vitit 2025 shënoi rikthimin e eksporteve në rënie sipas shifrave të INSTAT. Eksportet e mallrave arritën në 27......
“Po paralizon zhvillimin” - Media gjermane analizon krizën në Kosovë
Pas dështimit të përpjekjes së Albin Kurtit për të formuar qeverinë, Kosova përballet tani me një fazë të re pasigurie politike, shkruan gazeta "Berliner......
AAPSK mbështet qendrat sociale në Kamëz, Vlorë, Elbasan dhe Shkodër me materiale të konfiskuara!
Në kuadër të bashkëpunimit me Shërbimin Social Shtetëror dhe në funksion të përdorimit social të pasurive të konfiskuara, Agjencia e Administrimit të......
Greqia “përcjell” gazin amerikan në Evropë - Ka trefishuar importet e LNG-së që nga viti 2019
Greqia po shndërrohet në një pikë hyrëse kryesore për gazin natyror të lëngshëm (LNG) amerikan, që shkon më pas drejt Bullgarisë, Moldavisë, Ukrainës,......
Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan ka regjistruar rritje të kuotës këtë mëngjes teksa është blerë sot në raport me javën që lamë pas me 82.7 lekë dhe është shitur me 83.6 lekë......
Kroacia rikthen shërbimin ushtarak të detyrueshëm - Miratohet ligji. Shërbimi përfshin një trajnim dymujor për të rinjtë
Parlamenti i Kroacisë votoi rivendosjen e shërbimit ushtarak të detyrueshëm, ndërsa tensionet janë shtuar në Evropë pas pushtimit të Ukrainës nga......
Eurozona, drejt rimëkëmbjes? - Sektori privat regjistroi rritjen ekonomike më të madhe në dy vjet
Gjatë muajit tetor, aktiviteti i sektorit privat në Eurozonë u zgjerua me ritmin më të shpejtë që nga mesi i vitit 2023. Ky ndryshim pozitiv erdhi kryesisht......




