Europa Postuar më 19 Maj 2025, 10:53

Britani-BE, synohet forcimi i marrëdhënieve - Kërkohet më shumë bashkëpunim për tregtinë dhe mbrojtjen

Nga Kristi Ceta

Britani-BE, synohet forcimi i marrëdhënieve - Kërkohet më

Britania e Madhe po kërkon të rivendosë marrëdhënie më të ngushta me Bashkimin Evropian që pas largimit nga blloku. Palët kërkojnë më shumë bashkëpunim në fushën e tregtisë dhe mbrojtjes.

Britania e Madhe është e gatshme të realizojë rivendosjen më të rëndësishme të marrëdhënieve me Bashkimin Evropian që pas Brexit, duke kërkuar bashkëpunim më të ngushtë në tregti dhe mbrojtje, për të forcuar sigurinë në kontinent.

Kryeministri Keir Starmer mendon se lehtësimi i tensioneve tregtare dhe sigurimi i përfitimeve të prekshme për britanikët do të jenë më të rëndësishme se akuzat për "tradhti" nga aktivistët e Brexit.

"Është koha për të ecur përpara, duhet të largohemi nga grindjet e vjetra politike dhe të gjejmë zgjidhje praktike që përmirësojnë jetën e popullit britanik", tha Starmer në rrjetin X.

Në zemër të bisedimeve është një pakt mbrojtjeje dhe sigurie që mund t'u lejojë kompanive britanike të ushtrisë të marrin pjesë në një program prej 150 miliardë eurosh për të riarmatosur Evropën.

Sipas personave të informuar, të dyja palët kanë rënë dakord të sigurojnë akses në ujërat e peshkimit për 12 vjet, një veprim që pritet të kritikohet nga politikanët dhe industria. Ky veprim synon heqjen e kontrolleve kufitare që kanë penguar shumë prodhues të vegjël ushqimorë të eksportojnë që kur Britania u largua nga blloku në vitin 2020.

Ishulli shpreson gjithashtu të sigurojë akses në porta elektronike më të shpejta për udhëtarët e Mbretërisë së Bashkuar në aeroportet e BE-së. Në këmbim, vendi pritet të bjerë dakord për një skemë të kufizuar të lëvizshmërisë së të rinjve dhe mund të marrë pjesë në programin e shkëmbimit të studentëve Erasmus+.

Rivendosja e marrëdhënieve vjen pas përmbysjes së rendit global të pasluftës nga Presidenti amerikan Donald Trump dhe pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia, që i kanë detyruar qeveritë në të gjithë botën të rishikojnë lidhjet mbi tregtinë, mbrojtjen dhe sigurinë.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat