BQE, plan për të zgjeruar rolin global të euros - Linjat e likuiditetit do të përdoren për të mbështetur stabilitetin financiar

Banka Qendrore Evropiane (BQE) po harton një plan për të rritur përdorimin e euros në mbarë botën, duke shfrytëzuar humbjen e besimit ndaj udhëheqjes politike dhe financiare të SHBA-së.
Linjat e likuiditetit, marrëveshje për të huazuar me njoftim të shkurtër tek bankat qendrore të tjera, kanë qenë prej kohësh një pjesë standarde e mjeteve të BQE-së për menaxhimin e krizave. Por tani, BQE po mendon t’i përdorë ato edhe për qëllime politike. Një objektiv është përballimi i çdo tronditjeje, në rast se SHBA, që ka mbështetur sistemin financiar global me dollarë për dekada, vendos papritur të mos japë mbështetje ose të krijojë kushte të papranueshme. Synimi tjetër është të mbështesë tregtinë e jashtme të euros më aktivisht dhe të marrë disa nga përfitimet që historikisht SHBA ka pasur nga kontrolli i monedhës rezervë globale. Sipas analistëve, këto përpjekje janë të arsyeshme dhe reflektojnë gatishmërinë në rritje të autoriteteve evropiane për të zgjeruar përdorimin e euros në botë.
Bankat qendrore zakonisht përdorin dy lloje mjetesh për të huazuar tek njëra-tjetra: ose duke shkëmbyer një monedhë për një tjetër (swap lines), ose duke ofruar fonde kundrejt kolateralit të emetuar në monedhën e huadhënësit (repo lines).
Aktualisht, BQE ka “swap lines” të pakufizuara me Rezervën Federale të SHBA-së, Bankën e Kanadasë, Bankën e Anglisë, Bankën Kombëtare të Zvicrës dhe Bankën e Japonisë, si dhe linja të kufizuara me bankat qendrore të Danimarkës dhe Suedisë. Institucioni gjithashtu operon një mekanizëm me Bankën Popullore të Kinës, i kufizuar si në volum ashtu edhe në kohëzgjatje.
Bankat qendrore të tjera që kërkojnë likuiditet në euro duhet të mbështeten tek “repo lines”, të njohura si EUREP, përmes të cilave mund të huazojnë një sasi të kufizuar eurosh për një periudhë të caktuar kundrejt kolateralit të cilësisë së lartë në euro. Aktualisht, vetëm Hungaria, Rumania, Shqipëria, Andorra, San Marino, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Kosova kanë të tilla linja. Megjithatë, ato nuk janë përdorur që nga 2 janari 2024, dhe madje edhe në kulmin e krizës Covid, përdorimi i tyre arriti vetëm në 3.6 miliardë euro.
Për partnerët ndërkombëtarë të euros, fakti që mund të kenë akses në euro në kohë krize ka një vlerë të madhe, duke ndihmuar në parandalimin e frikës për paqëndrueshmëri financiare. “Fakti që bankat tregtare të huaja mund të huazojnë në euro, duke qenë të siguruara për aksesin në këtë monedhë si mbështetje, nxit përdorimin e saj. Linjat e likuiditetit, veçanërisht EUREP, duhet të jenë fleksibël dhe të thjeshta për t’u aktivizuar,” tha një prej vendimmarrësve të BQE-së.
Fondet publike, në “lupën” e standardeve europiane - Manuali/ Si do bëhet auditimi i brendshëm dhe si kategorizohen shkeljet
Shqipëria do të aplikojnë një standard ndërkombëtar të auditimit të brendshëm të institucioneve publike me qëllim ndërtimin e një administrate publike më......
Rritet me 15% përpunimi i mallrave në portin e Durrësit - Eksportet dominuan zgjerimin gjatë 10 muajve
Segmenti i përpunimit të mallrave me konteinerë në Portin e Durrësit ka shënuar një performancë pozitive gjatë periudhës janar–tetor 2025. Autoriteti Portual......
Britania njofton rritje taksash - Vlera arrin në nivelin më të lartë të pasluftës. Synohet ulja e deficitit fiskal
Ministrja britanike e Financave, Rachel Reeves, njoftoi një buxhet me rritje të ndjeshme taksash, që do të marrë më shumë para nga punëtorët, ata që kursejnë......
Grevat “paralizojnë” Italinë - Sindikatat protestojnë kundër planeve buxhetore duke bllokuar transportin
Udhëtarët që shkojnë në Itali mund të përballen me vonesa dhe trazira, pasi më 28 nëntor është thirrur një grevë e përgjithshme kombëtare. Si sektori publik,......
Rritje e përgjithshme në tregun valutor – Forcohen Paundi, Franga e Dollari!
Dollari amerikan ka regjistruar një rritje të lehtë të vlerës këtë të enjte pasi në raport me një ditë më parë është blerë sot me 83 lekë dhe është shitur me......
Transformimi elektrik i BE-së - Cilat shtete po blejnë më shumë makina elektrike?
Automjetet elektrike me bateri përbënin 16.4% të makinave të reja të regjistruara në BE gjatë dhjetë muajve të parë të vitit 2025, sipas të dhënave të......
“Rritja e shpenzimeve krijon bazën për rimëkëmbje” - FMN, “optimiste” për perspektivën ekonomike të Gjermanisë
Reforma e rregullave fiskale të Gjermanisë më herët këtë vit ka krijuar bazën për rimëkëmbjen ekonomike, por perspektivat afatmesme mbeten të kufizuara, tha......
Grekët, më të varfër se 20 vite më parë - Të ardhurat reale të familjeve, ende nën nivelin e vitit 2004
Dy dekada pasi Greqia përjetoi euforinë e Lojërave Olimpike të Athinës 2004 dhe triumfin surprizë në Euro 2004, familjet greke sot kanë më pak të ardhura të......





