BQE merr masa për luftën tregëtare me SHBA-të - Lagarde: Urgjenca për të integruar tregjet tona të kapitalit është rritur
Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde përsëriti thirrjen e saj për integrim ekonomik në të gjithë Evropën, duke argumentuar se intensifikimi i tensioneve tregtare globale dhe një hendek teknologjik në rritje me Shtetet e Bashkuara krijojnë urgjencë për një veprim të ri.
Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump ka premtuar të vendosë tarifa për shumicën e importeve, dhe se Evropa do të paguante një çmim të rëndë për të pasur një sufiçit të madh tregtar me SHBA-në për dekada.
“Mjedisi gjeopolitik është bërë gjithashtu më pak i favorshëm, me kërcënime në rritje ndaj tregtisë së lirë nga të gjitha anët e botës”, - tha Lagarde në një fjalim, pa iu referuar drejtpërdrejt Trump-it.
“Ndërsa Evropa ka bërë njëfarë përparimi, anëtarët e BE-së priren të zvogëlojnë shumicën e propozimeve për të mbrojtur interesat kombëtare në dëm të bllokut në tërësi. Kur paratë në të vërtetë hyjnë në tregun e kapitalit, ato shpesh qëndrojnë brenda kufijve kombëtarë ose largohen për në SHBA me shpresën e kthimeve më të mira”, - shtoi Lagarde.
Prandaj, sipas saj Evropa duhet të zvogëlojë koston e investimit në tregjet e kapitalit dhe duhet ta bëjë regjimin rregullator më të lehtë për rrjedhjen e parave në vendet ku nevojitet më shumë.
“Një zgjidhje mund të jetë krijimi i një regjimi rregullator në mbarë BE-në dhe disa emetues që mund të zgjedhin këtë kuadër. Pra, Evropa duhet ta bëjë më të lehtë për investimet që të rrjedhin në kapital sipërmarrës dhe që bankat të financojnë bizneset fillestare”, - tha ajo.
Sondazh

Sa banorë jetojnë në 1 km² në qarqet e Shqipërisë? Në Tiranë dendësia e popullsisë, rreth 4 herë më e lartë se mesatarja e vendit
Migrimi i brendshëm në Shqipëri ka luajtur një rol të rëndësishëm në ndryshimin e shpërndarjes së popullsisë midis qarqeve, duke krijuar kontraste të......

AMA, bashkëpunim me Portugalinë në fushën audiovizive - Marrëveshja / Kuadër ligjor i përbashkët, edukim mediatik dhe monitorim i përmbajtjes
Krijimi i një kuadri ligjor për rritjen e bashkëpunimit në fushën audiovizive dhe ndihmës së përbashkët, ndërmjet rregullatorëve të dy vendeve”. Ky është......

Janar-tetor, transfertat në euro u rritën me 33 për qind - Vijon rritja me ritme të shpejta për të dytin vit radhazi
Transfertat kombëtare në euro po rriten me ritme të shpejta për të dytin vit radhazi. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, deri për 10 muajt e parë të......

Vota e emigrantëve, Rama takim me shqiptarët në Londër - Turi i bashkëbisedimit me diasporën për zgjedhjet parlamentare 2025
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e diel takim me shqiptarët në Londër. Kjo vizitë në diasporë organizohet në kuadër të turit të bashkëbisedimit,......

Spanja gjobit Ryanair dhe EasyJet për tarifa “abuzive” - Ministria e të Drejtave të Konsumatorit, 187 mln USD gjoba për tarifat e bagazheve të kabinës
Ministria e të Drejtave të Konsumatorit të Spanjës gjobiti pesë linja ajrore me buxhet të ulët për “praktika abusive”, duke përfshirë tarifat shtesë për......

Bankat arkëtuan 70 mld lekë nga interesat - Shpenzimet për depozitat, shumëfish më të larta se vitin e kaluar
Deri në fund të 2024-ës, fitimet e bankave nga interesat pritet të tejkalojnë rekordin e vitit të kaluar. Të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë......

Shqiptarët në veri, të huajt në jug - INSTAT: Turistët preferuan plazhet. Veriu tërhoqi vendasit
Shqiptarët në veri, të huajt në jug. Një palë zgjodhi të shijonte plazhet e diellin, ndërsa tjetra malet dhe natyrën e paprekur. Sipas të dhënave të fundit......

Shqiptarët “besnikë” të makinave koreane - Për 10 muaj, mbi 16 mijë mjete të importuara nga Korea
Importi i makinave në Shqipëri vijon të jetë në shifra rritëse nga muaji në muaj. Referuar të dhënave të Open Data të Drejtorisë së Përgjithshme të......