Europa Postuar më 18 Janar 2025, 13:30

BP shkurton mbi 5% të fuqisë punëtore - Masa synon të ulë kostot dhe të rikthejë besimin e investitorëve

Nga Kristi Ceta

BP shkurton mbi 5% të fuqisë punëtore - Masa synon të

British Petroleum do të shkurtojë mbi 5% të fuqisë punëtore globale, si pjesë e përpjekjeve të CEO-s Murray Auchincloss për të ulur kostot dhe për të rindërtuar besimin e investitorëve në gjigantin e energjisë. Rreth 4,700 punonjës dhe 3,000 pozicione kontraktore do të shkurtohen këtë vit.

Auchincloss vitin e kaluar tha se do të ulte kostot e kompanisë britanike me të paktën 2 miliardë dollarë deri në fund të vitit 2026, për të rritur fitimet dhe për të adresuar shqetësimet e investitorëve mbi strategjinë e tranzicionit të energjisë.

British Petroleum ka një fuqi punëtore prej rreth 90,000 personash. Ndarja e saktë e shkurtimeve nuk u bë e ditur. Por sipas burimeve, rreth 1,100 pozicione do të shkurtoheshin ose do të zhvendoseshin nga Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA, drejt Hungarisë, Indisë dhe Malajzisë.

Aksionet e grupit kanë performuar më pak se ato të shumicës së rivalëve gjatë vitit të kaluar, me një rënie me mbi 5%, pak a shumë njëlloj me rivalin francez TotalEnergies, ndërsa Shell dhe Exxon Mobil's kanë raportuar një fitim prej 5.5% dhe 14% respektivisht.

Auchincloss, i cili mori detyrën një vit më parë, do të paraqesë strategjinë e tij të re më 26 shkurt. Ai tashmë ka ndërmarrë hapa të mëdhenj për të ndryshuar planin e paraardhësit të tij që donte të largohej nga nafta dhe gazi.

British Petroleum dhe gjeneratori japonez i energjisë JERA ranë dakord muajin e kaluar të bashkojnë forcat për të formuar një nga operatorët më të mëdhenj të erës në det të hapur në botë.

Shell gjithashtu ka reduktuar fuqinë e saj punëtore në vitet e fundit si pjesë e përpjekjes për uljen e kostove. Masat përfshinin një reduktim prej 20% në sektorin e kërkimit të naftës dhe gazit, si dhe shkurtime në sektorin me karbon të ulët.

 

Sondazh

Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?

  • Janë të detajuara dhe të realizueshme
  • Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
  • Janë premtime të parealizueshme

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Video