Bizneset greke dyfishojnë përdorimin e “IA” - Por, mbeten pas në krahasim me mesataren evropiane
Bizneset greke po i marrin gjithnjë e më seriozisht mjetet e inteligjencës artificiale, megjithëse ende kanë rrugë për të bërë sa i përket automatizimit të operacioneve dhe zhvillimit të aftësive të burimeve njerëzore.
Të dhënat më të fundit të Eurostat tregojnë se Greqia renditet nën mesataren evropiane për sa i përket përdorimit të inteligjencës artificiale, pasi më pak se një në dhjetë biznese me dhjetë ose më shumë të punësuar kanë përdorur këto teknologji gjatë vitit të kaluar. Në krahasim me vitin 2023 ka përparime të dukshme, pasi nga pothuajse 4% në vitin 2023, përdorimi i teknologjisë së re është rritur në 9.81% në 2024. Megjithatë, kjo shifër mbetet larg mesatares së BE-së, që është 13.48%.
Në krye të listës evropiane janë Danimarka (27.58%), Suedia (25.09%) dhe Belgjika (24.71%), ndërsa në fund renditen Rumania (3%), Polonia (5.9%) dhe Bullgaria (6.47%). Në përgjithësi, përdorimi i teknologjive të inteligjencës artificiale në Bashkimin Evropian është shtuar krahasuar me vitin 2023, me rritjen më të lartë të regjistruar në Suedi (14.72 pikë përqindjeje) dhe më të ulëtën në Portugali (vetëm 0.77 pikë).
Bizneset greke me 50 deri në 249 punonjës kanë trefishuar rendimentin. Sipas të dhënave të Eurostat, 15.91% e tyre përdorën inteligjencën artificiale në 2024, nga vetëm 5.68% një vit më parë.
Edhe pse hendeku me vendet e tjera vazhdon, kompanitë greke kanë filluar të përdorin teknologjinë në menaxhimin e burimeve njerëzore.
Sipas një sondazhi të realizuar nga Experis për tremujorin e dytë të vitit 2025, 40% e punëdhënësve në Greqi përdorin inteligjencën artificiale për rekrutimin, trajnimin dhe integrimin e stafit, ende një përqindje më e ulët se mesatarja globale (53%).
Megjithatë, bizneset greke përballen me një sërë sfidash, si kostoja e lartë e investimit, shqetësimet për konfidencialitetin, privatësinë dhe mbrojtjen e të dhënave personale.

Emigrantët dërguan më shumë para’ në Kosovë - 654 milionë euro remitanca në gjysmën e parë të vitit
Emigrantët kanë dërguar më shumë para’ pranë familjeve të tyre në Kosovë gjatë gjysmës së parë të vitit. Referuar të dhënave të Bankës Qendrore, remitancat......

Shqipëria përfshihet nga moti i keq/ Apeli i Policisë së Shtetit për qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve
Pothuajse i gjithë vendi është përfshirë në orët e mesditës nga moti i keq i shoqëruar nga stuhia dhe rreshje të dendura shiu. Nisur nga kjo situatë, Policia......

MEKI thirrje sektorit të ndërtimit: Të gjithë subjektet të marrin masat e nevojshme parandaluese në rast të parashikimit të një stuhie
Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore dhe Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka paralajmëruar sektorin e ndërtimit të marrë......

Prona, pasuri e pambrojtur nga shqiptarët - AMF: Bien me 3.5% primet nga sigurimi prej zjarrit, forcave të natyrës dhe dëmtimeve të tjera
Prona është një aset i rëndësishëm, jo vetëm në aspektin e banimit apo prodhimit në rastin e tokës, por konsiderohet edhe si një formë investimi apo sigurimi......

Turizmi vijon të “frymëzojë” kreditimin/ Rritje e ndjeshme e huave në sektorin e akomodimit dhe shërbimit ushqimor
Sektori i turizmit në Shqipëri po dëshmon vitalitet, duke reflektuar një besim të shtuar nga bizneset private në potencialin e tij afatgjatë. Të dhënat më të......

4 vite burg për tregtimin e ushqimeve të dëmshme! - Siguria ushqimore, ashpërsohen masat me Kodin e ri Penal
Kodi i ri penal sjell shtimin e veprave penale që lidhen me sigurinë ushqimore, dhe konkretisht me prodhimin e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin, ofrimin......

Energjia diellore arrin 16.4% të totalit/ Hyrja e centraleve në prodhim, në prill – qershor rritja përllogaritet me 9.6%
Hyrja në prodhim e centraleve diellore ka rritur ndjeshëm energjinë e prodhuar nga ky burim në 3 muajt e dytë të vitit. Sipas të dhënave nga Instituti i......

Sigurimi i fermerëve, kush përfshihet në skemë? - Pagesat/ 9,600 lekë sigurim shoqëror në fushë, 7,350 lekë në malësi
Personat që punojnë në bujqësi si të vetëpunësuar kanë detyrimin të kontribuojnë për sigurime shoqërore......