Europa Postuar më 23 July 2026, 10:46

“Bileta autobusi jo më të shtrenjta se 2 paund” - Burnham: Vendimi, rreth 500 mln paund më pak në buxhetin e Anglisë

Nga Lidion Kulla

“Bileta autobusi jo më të shtrenjta se 2 paund” - Burnham:

Tarifa për një udhëtim të vetëm me autobus në të gjithë Anglinë do të kufizohet në 2 paund duke filluar nga janari i vitit të ardhshëm, ka njoftuar kryeministri, Andy Burnham, ndërsa vijon me prezantimin e nismave që synojnë uljen e kostos së jetesës, në javën e tij të parë si kryeministër.

Aktualisht, ky kufi kombëtar për çmimet e biletave është vendosur në 3 paund deri në fund të marsit 2027. Megjithatë, disa zona, përfshirë Londrën dhe Mançesterin, ku Burnham vendosi një kufi prej 2 paund gjatë kohës që ishte kryebashkiak, kanë tarifa maksimale më të ulëta për udhëtimet individuale.

Kufiri prej 2 paund hedh poshtë një rritje të vendosur nga ish-kryeministri Keir Starmer dhe nga ish-kancelarja e financave, Rachel Reeves në vitin 2024. I njëjti kufi ishte në fuqi midis janarit 2023 dhe dhjetorit 2024, por ish-kryeministri dhe kancelarja argumentuan se nuk ishte i përballueshëm nga buxheti. Disa kryetarë bashkish, përfshirë Burnham kur drejtonte Mançesterin, vendosën të financojnë një shtyrje të afatit në zonat e tyre.

“Ndërlidhjet e mira dhe të përballueshme të transportit janë thelbësore. Askush nuk duhet mbifaturohet dhe të lihet pas dore”, tha Burnham. “Për një kohë të gjatë njerëzit kanë thënë se transporti më i lirë nuk është një opsion. Unë nuk e pranoj këtë. E kam bërë më parë dhe do ta bëj përsëri: një limit prej 2 paund për biletat e autobusëve për miliona njerëz në të gjithë vendin.

Biletat më të ulëta do t’i ndihmojnë njerëzit të shkojnë aty ku kanë nevojë”, shtoi Burnham. Skema e autobusëve më të lirë, që do të aplikohet në të gjithë Anglinë, me përjashtim të Londrës, pritet të kushtojë më shumë se 500 milionë paund. Rreth 400 milionë paund nga kjo shumë, do të vijnë nga zhndërrimi i investimeve për financimin ndërkombëtar të klimës në kredi, një pjesa nga kursimet në buxhetin e Departamentit për Sigurinë Energjetike dhe rreth 50 milionë paund nga financimi i Departamentit të Transportit, që tashmë janë ndarë mënjanë.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat