Europa Postuar më 8 Shtator 2025, 19:47

Bie qeveria në Francë, kryeministri Bayrou humbet votëbesimin në parlament, shkak buxheti

Nga SCAN TV

Bie qeveria në Francë, kryeministri Bayrou humbet votëbesimin

Kryeministri francez François Bayrou dhe qeveria e tij e pakicës u rrëzuan pas humbjes së votëbesimit në parlament këtë të hënë. Bayrou, i emëruar më pak se një vit më parë, kaloi për  votëbesim në Parlament për shkak të planit të tij të shumë diskutueshëm për shkurtime në buxhetin 2026. Presidenti francez Emmanuel Macron tani është i detyruar të kërkojë kryeministrin e pestë që nga fillimi i mandatit të tij të dytë në vitin 2022. Figuar që ai duhet të zgjedhë ka përpara sfidën e miratimit të një buxheti në një parlament të fragmentuar të Francës. Marine Le Pen, udhëheqëse e ekstremit të djathtë, tha se: "Zgjidhja e vërtetë do të ishte dorëheqja e presidentit francez." Duke folur për hapat e ardhshëm, Le Pen shtoi se "Presidenti ka vetëm një mundësi: të thërrasë zgjedhje të reja dhe ta lërë vendin të zgjedhë."

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat