Europa Postuar më 7 Nëntor 2024, 10:33

Bie koalicioni qeverisës në Gjermani - Kancelari Scholz shkarkon ministrin e financave, hap rrugën për zgjedhje

Nga Kristi Ceta

 

Koalicioni qeverisës i Gjermanisë është shembur, pasi kancelari Olaf Scholz shkarkoi ministrin e Financave dhe hapi rrugën për një zgjedhje të parakohshme, duke shkaktuar kaos politik në ekonominë më të madhe të Evropës disa orë pasi Donald Trump fitoi zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Pas shkarkimit të ministrit të financave Christian Lindner të partisë Demokratët e Lirë (FDP), Scholz pritet të kryesojë një qeveri të pakicës me Social-Demokratët e tij dhe Partinë e Gjelbër.

Ai do të duhet të mbështetet në shumicën e bashkuar parlamentare për të miratuar legjislacionin dhe planifikon të mbajë një votëbesim parlamentar për qeverinë e tij më 15 janar. Rënia e aleancës trepalëshe të Scholz-it mbulon muaj të tërë mosmarrëveshjesh mbi politikën buxhetore dhe drejtimin ekonomik të Gjermanisë, me popullaritetin e qeverisë në fundosje dhe forcat e ekstremit të djathtë dhe të majtë në rritje.

"Ne kemi nevojë për një qeveri që është në gjendje të veprojë, që ka forcën për të marrë vendimet e nevojshme për vendin tonë," u tha Scholz gazetarëve.

Ai tha se shkarkoi ministrin Lindner për sjelljen e tij penguese në mosmarrëveshjet buxhetore, duke e akuzuar për vendosjen e partisë para vendit dhe bllokimin e legjislacionit për arsye të rreme.

Masa vjen një ditë pas zgjedhjes së republikanit Donald Trump si president i SHBA-së, me Evropën që po përpiqet të formojë një përgjigje të bashkuar për çështjet që përfshijnë tarifat e reja të mundshme të SHBA-së, luftën e Rusisë në Ukrainë dhe të ardhmen e aleancës së NATO-s.

Gjermania po përballet me vitin e dytë të tkurrjes ekonomike dhe një krizë në modelin e saj ekonomik pas përfundimit të marrëveshjes së gazit me Rusinë në vitin 2022 dhe me rritjen e konkurrencës nga Kina.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat