Europa Postuar më 13 Tetor 2025, 09:24

BERZH mbështet tranzicionin e gjelbër në Kroaci - Mbi 12 milionë euro për një impiant fotovoltaik me kapacitet 21 MW

Nga Kristi Ceta

BERZH mbështet tranzicionin e gjelbër në Kroaci - Mbi 12

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim vijon të mbështesë tranzicionin e Kroacisë drejt energjisë së gjelbër. BERZH ka dhënë një hua deri në 12.2 milionë euro për kompaninë private RP Global Novalja, që do të ndërtojë një impiant diellor në vend.

Projekti është miratuar në kuadër të Kornizës InvestEU të BERZH për Tranzicion të Qëndrueshëm, duke reflektuar përkushtimin e bankës për të përshpejtuar kalimin drejt energjisë së rinovueshme në vendet ku ajo operon. Kredia është strukturuar në dy pjesë: njëra në vlerë deri në 7.2 milionë euro, dhe tjetra deri në 5 milionë euro; kjo e fundit, e mbështetur me garanci nga Bashkimi Evropian në kuadër të Kornizës InvestEU.

Impianti fotovoltaik do të shtojë 21 megavat kapacitet të ri të energjisë së pastër në sistemin energjetik kombëtar kroat, duke ndihmuar në zbutjen e ndryshimeve klimatike dhe duke forcuar rolin e sektorit privat në fushën e energjisë së rinovueshme.

Ky investim vjen në një kohë kur Kroacia po shton përpjekjet për të ulur varësinë nga burimet fosile të energjisë dhe për të përmbushur objektivat klimatikë të BE-së. Projekti pritet të sjellë një ulje të emetimeve të dioksidit të karbonit me rreth 6,400 tonë në vit.

Që prej fillimit të aktivitetit të saj në Kroaci në vitin 1993, BERZH ka investuar mbi 5 miliardë euro në 272 projekte, duke mbështetur reformat, avancimin drejt integrimit evropian dhe transformimin e ndërmarrjeve publike në struktura më efikase.

Shqipëria 11 Tetor Fabjona Pasho

20-VJETORI I QTU - ULJE DERI NË 70% DHE SURPRIZA

Dita e parë e festimeve për 20-vjetorin e QTU-së ka nisur me mijëra vizitorë që mbushën qendrën tregtare. Një ditëlindje e kthyer në një festë të madhe......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat